×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

COVID-19 ka pushtuar vendin, policia ndëshkon me mijëra qytetarë për mosrespektim të masave

Policia e Shtetit vazhdon të ndëshkojë qytetarët për mosrespektim të masave anti-COVID.

Uniformat blu bëjnë me dije se vetëm fundjavën që lamë pas 2986 qytetarë janë kapur duke shkelur rregullat anti-koronavirus, nga të cilët 2958 për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse.

Polica ka gjobitur gjithashtu me nga 10 milionë lekë të vjetra 4 subjekte të cilat ushtronin aktivitetin e tyre në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

“Gjatë fundjavës, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 2428 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 530 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve në fundjavë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 4 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë: 1 në Tiranë, 2 në Elbasan dhe 1 në Sarandë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 24 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00”, thuhet në njoftimin zyrtarë.

Kujtojmë që prej më shumë se 1 muaj vendi ynë raporton shifra të larta vdekjesh, ku shqetësuese mbeten edhe moshat e reja. Po ashtu problem vazhdon të jenë edhe rastet e reja, ku i kalojnë mbi 1 mijë të infektuar çdo ditë.

Spitalet COVID në kryeqytet janë drejt ezaurimit të kapaciteteve dhe tashmë ka nisur hapja e spitaleve rajonalë për të përballuar pandeminë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Shifra të larta në Shqipëri! 21 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 dhe 819 raste të reja

Shifra të larta në Shqipëri! 21 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 dhe 819 raste të reja

Publikuar më 07.03.2021
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në...

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar pozitive 819 raste të reja me COVID, ndërsa kanë humbur jetën edhe 21 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë […]

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për javën e ardhshme: Reshje të shumta dhe temperatura deri në -9

Parashikimi i motit për javën e ardhshme: Reshje të shumta dhe temperatura deri në -9

Publikuar më 07.03.2021
Javës së ardhshme moti do të shoqërohet me intervale reshjes...

Javës së ardhshme moti do të shoqërohet me intervale reshjesh shiu në shumë zona të vendit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat në mes të javës do të shkojnë deri në minus 9 gradë në zona të tilla si Tropoja. SHMU thotë se moti do të jetë tipik për periudhën. Parashikimi: E përmbledhur në një fjali, […]

Lexo më shumë

Behgjet Pacolli reagon për herë të parë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, jep detaje

Behgjet Pacolli reagon për herë të parë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, jep detaje

Publikuar më 07.03.2021
Politikani miliarder kosovar, Behgjet Pacolli, ka reaguar pë...

Politikani miliarder kosovar, Behgjet Pacolli, ka reaguar për herë të parë publikisht për shpalljen e kompanisë së tij “Mabetex International” fituese për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Lajmin e zbuloi dy ditë më parë kryeministri Edi Rama, ndërsa përmes një mesazhi në “Facebook”, Pacolli shkruan se ky është investimi i tij i parë në tokat […]

Lexo më shumë

I riu shqiptar qëllon me thikë në zemër fqinjin pa i thënë asnjë fjalë!

I riu shqiptar qëllon me thikë në zemër fqinjin pa i thënë asnjë fjalë!

Publikuar më 07.03.2021
Një thikë kuzhine me një teh të gjatë 21 cm. Kjo është arma ...

Një thikë kuzhine me një teh të gjatë 21 cm. Kjo është arma me të cilën B.B, 36 vjeç me origjinë shqiptare, u hodh kundër YEJ, fqinjit të tij me origjinë marokene në San Bonifacio të Italisë. Sulmi ndodhi në pragun e banesës së viktimës, i cili i kishte hapur derën fqinjit po e imagjinuar aspak […]

Lexo më shumë

Kush tradhton më shumë në Shqipër? Dedektivja private zbulon se 70% e çifteve…

Kush tradhton më shumë në Shqipër? Dedektivja private zbulon se 70% e çifteve…

Publikuar më 07.03.2021
Shkënda Lili është një detektive private, e cila investigon ...

Shkënda Lili është një detektive private, e cila investigon çështje të ndryshme sipas kërkesave të klientëve. E diplomuar për juridik, Shkënda punon prej 4 vitesh në këtë fushë dhe ka një ekip prej 4 personash të tjerë. Detektivja ishte e ftuar sot në “E Diell” ku deklaroi se 70% e njerëzve në çift tradhtojnë. “Thuhet […]

Lexo më shumë

Makina përplas motorin e Fast food-it në Korçë, transportohet me urgjencë në spital drejtuesi

Makina përplas motorin e Fast food-it në Korçë, transportohet me urgjencë në spital drejtuesi

Publikuar më 07.03.2021
Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një ...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një automjet është përplasur me një motor ‘Fast foodi’ në zonën e auajtur ‘Dritat e Verdha’. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar me eurgjencë në spital. Nuk dihet ende e personit të lënduar, ndërkohë që […]

Lexo më shumë

Rama pyetet nëse Shqipëria do të marrë vaksinat ruse e kineze: Gjithça mund të ndodhë, jetojmë në Europë

Rama pyetet nëse Shqipëria do të marrë vaksinat ruse e kineze: Gjithça mund të ndodhë, jetojmë në Europë

Publikuar më 07.03.2021
Kryeministri Edi Rama, tha se thuajse e gjithë pjesa më e ma...

Kryeministri Edi Rama, tha se thuajse e gjithë pjesa më e madhe e Evropës dhe Botës, po has vështirësi në sigurimin e vaksinave anti-COVID. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Lezhë, kryeministri theksoi se tregu i vaksinave nuk është i lirë dhe është shumë i vështirë sigurimi i tyre. Ai mori shembullin e Gjermanisë, e […]

Lexo më shumë

Goditi për vdekje të atin me shkopin e bagëtive, Gjykata vendos arrest me burg për Erdis Rrapaj

Goditi për vdekje të atin me shkopin e bagëtive, Gjykata vendos arrest me burg për Erdis Rrapaj

Publikuar më 07.03.2021
Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrestme burg”...

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrestme burg” për Erdis Rapin, 25-vjeçarin, që qëlloi për vdekje babanë e tij, Dhori Rapi, 52 vjeç. Ngjarja ndodhi në fshatin Luar të Roskovecit mesditën e së premtes, në tokën pranë shtëpisë ku jetonin. 25-vjeçari, pasi debatoi me fjalë e u grind me grushte me babanë e […]

Lexo më shumë