
Vjeshta dhe mandej dimri pritet të sjellin gripin stinor, prandaj Ministria e Shëndetësisë thotë se ka nisur angazhimi për mbulimin vaksinal ndaj gripit, që do t’i bashkëngjitet koronavirusit.
Ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh sot se: “jemi të angazhuar për rritjen e mbulesës vaksinale ndaj gripit, e cila do të jetë falas për të gjithë kategoritë e rrezikuara, si pjesë e strategjisë tonë për të përballuar situatën e shkaktuar nga COVID19”.
Mandej, ministrja bëri me dije se është bërë porosia për serinë e parë të vaksinave. “Përgatitemi për të vijuar përballjen me epideminë e Covid, që sipas strategjisë po forcojmë kapacitetet e testimit, gjurmimit, spitaleve e paralelisht me sëmundshmërinë tjetër që është po kaq e rrezikshme. Rrisim kapacitetet për vaksinimin e sigurt, ndaj gripit për grupet e riskuara”, tha Manastirliu.
Ndërkaq, shefja e Epidemologjisë së ISHP-së, Silva Bino tha se kategoritë e rrezikuara që janë edhe më të prekshëm nga Covid-19, janë “persona me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësore, mësuesit apo kujdestarët për fëmijët si dhe fëmijët nga 2 deri 5 vjeç, sepse e transmetojnë më shumë gripin”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply