×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Zbardhet vendimi i qeverisë për gjendjen e fatkeqësisë natyrore, si e prek punën, pronën dhe udhëtimet e qytetarëve

Është publikuar sot vendimi i marrë dje në mbrëmje nga qeveria për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për shkak të koronavirusit, ku deri më tani janë 146 të infektuar dhe 5 të vdekur.

Për subjektet private kërkohet që të mbyllin ose tëkufizojnë përkohësisht veprimtarinë e tyre, si dhe të mos vjelin tarifat e kalimit rrugor për mjetet e angazhuara në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Në vendim thuhet se janë kufizuar nenet 37, 38, 41 pika 4, 49 dhe 51 të cilat kanë të bëjnë me garantimin e qytetarëve për të lëvizur, për të udhëtuar jashtë shtetit, garantimin e pronës, vendbanimit, grevës apo të drejtës për të punuar.

Ndërkaq shtetasit duhet të  zbatojnë urdhrat, masat dhe udhëzimet e autoriteteve tëmbrojtjes civile, si dhe të ndjekin procedurat e kërkuara, në mënyrë të veçantë për karantinën dhe pezullimin e aktiviteteve.

Ata duhet gjithashtu të informojnë lidhur me të dhënat qëndihmojnë institucionet publike dhe strukturat e mbrojtjes civile nëpërballimin e gjendjes së fatkeqësisë.

Ngarkohen Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile dhe tëgjitha institucionet shtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi.

VENDIM

Nr.243, datë 24.3.2020

 PËR SHPALLJEN E GJENDJES SË FATKEQËSISË NATYRORE

Në mbështetje të neneve 100, 170, 174, pika 1, e 175, pika 2, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “ç”, të nenit 18, tëpikës 1, të nenit 19, dhe tëpikës 1, të nenit 39, të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

  1. Shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
  2. Kufizimin e të drejtave të garantuara nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutës deri në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve.
  3. Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile (KNEC), i ngritur me vendimin nr.750, datë 27.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë”, të ndryshuar, është organi më i lartë për koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve të institucioneve shtetërore dhe të subjekteve private, si dhe të burimeve financiare e materiale për përballimin e fatkeqësisë natyrore për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, deri në30 (tridhjetë) ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Anëtar i KNEC-së caktohet dhe ministri i Shtetit pë Rindërtimin.
  4. Në mbledhjet e KNEC-së marrin pjesë, me kërkesë të Kryetarit, përfaqësues të organeve të ndryshme publike, të biznesit, ekspertë/profesionistë të fushës së mjekësisë e tëshëndetit publik dhe përfaqësues të shoqërisë civile ose drejtues të OJF-ve, me objekt veprimtarie shëndetin publik dhe ndihmën humanitare.
  5. Instituti i Shëndetit Publik caktohet në rolin e Sekretariatit Teknik të KNEC-së, për çështje të fatkeqësisë natyrore të shpallur për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
  6. Për përballimin dhe lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore merren masat e jashtëzakonshme, si më poshtë vijon:

6.1. Institucionet publike:

  1. a) të realizojnë plane masash organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;
  2. b) të përdorin burimet financiare të parashikuara në buxhetin vjetor, si dhe të rivlerësojnë buxhetin e tyre vjetor, në përputhje me kryerjen e shpenzimeve shtesë të paparashikuara;
  3. c) të vënë në dispozicion burimet njerëzore e logjistike;

ç) të caktojnë objektet shtetërore në përgjegjësinë e tyre të administrimit, që mund të vihen në dispozicion për strehimin e popullsisë së evakuuar;

  1. d) të kufizojnë aksesin në ambiente publike, të cilat kanë një frekuentim të gjerë;
  2. dh) të ndalojnë tubimet, manifestimet dhe grevat;
  3. e) të kufizojnë aktivitetet në minimumin e domosdoshëm për të gjitha organet publike;

ë)  të vendosin në karantinë të gjithë personat e konfirmuar ose të dyshuar se janë të prekur nga COVID-19;

  1. f) të krijojnë dhe të sigurojnë zonat e karantinës me personel, të cilit t’i sigurohen të gjithë masat parandaluese për të evituar infektimin;
  2. g) të garantojnë kushtet dhe stafin e kualifikuar për kurim të specializuar në qendrat e karantinës;
  3. gj) të pajisin të gjithë punonjësit e qendrave spitalore dhe shëndetësore me bazën e nevojshme materiale për shmangien e infektimit.

6.2. Strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile:

  1. a) të vendosin dhe të zbatojnë masa të veçanta për garantimin dhe rritjen e sigurisë së shtetasve në zonat e prekura nga fatkeqësia;
  2. b) të aktivizojnë dhe të organizojnë procedurën e karantinës për popullsinë e rrezikuar;
  3. c) të organizojnë kontrolle të një anshme të banesave dhe objekteve private për evidentimin dhe trajtimin e personave të prekur nga virusi;

ç) të kufizojnë lëvizjen e lirë për brenda ose jashtë shtetit në përputhje me nevojat e diktuara nga fatkeqësia natyrore;

  1. d) të kufizojnë organizimin e grevave;
  2. dh) të kufizojnë zhvillimin e aktiviteteve ekonomike për subjektet private në përputhje me nevojat e diktuara nga fatkeqësia natyrore;
  3. e) të japin ndihmën e parë ndaj personave të prekur nga virusi dhe të realizojnë transportimin e të prekurve për në qendrat spitalore ose në infrastrukturën e karantinës;

ë) të organizojnë procedurat e detyruara për kryerjen e shërbimeve funerale.

6.3. Subjektet private:

  1. a) të respektojnë procedurat dhe masat për karantinën;
  2. b) të informojnë lidhur me të dhënat që ndihmojnë institucionet dhe strukturat e mbrojtjes civile në përballimin e gjendjes sëfatkeqësisë;
  3. c) të përfshihen në detyra të veçanta, në përputhje me përgatitjen, aftësitëdhe me nevojën për tëndihmuar nëkapërcimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;

ç) të mbyllin ose tëkufizojnë përkohësisht veprimtarinë e tyre;

  1. d) të mos vjelin tarifat e kalimit rrugor për mjetet e angazhuara në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

6.4. Shtetasit:

  1. a) të zbatojnë urdhrat, masat dhe udhëzimet e autoriteteve tëmbrojtjes civile, si dhe të ndjekin procedurat e kërkuara, nëmënyrë të veçantë për karantinën dhe pezullimin e aktiviteteve;
  2. b) të informojnë lidhur me të dhënat qëndihmojnë institucionet publike dhe strukturat e mbrojtjes civile nëpërballimin e gjendjes sëfatkeqësisë;
  3. c) të përfshihen në detyra të veçanta, në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën për tëndihmuar nëkapërcimin e gjendjes sëfatkeqësisënatyrore.
  4. Të gjitha të drejtat dhe liritë e kufizuara me akte, të dala në zbatim të ligjit nr.15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të ndryshuar, dhe me aktin normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar, mbeten në fuqi.
  5. Ngarkohen Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile dhe tëgjitha institucionet shtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mbyllet procesi i votimit të kandidatëve në PD e Shkodrës, ja 23 të përzgjedhurit

Mbyllet procesi i votimit të kandidatëve në PD e Shkodrës, ja 23 të përzgjedhurit

Publikuar më 30.09.2020
Procesi i votimit të kandidatëve në degën e Shkodrës ka përf...

Procesi i votimit të kandidatëve në degën e Shkodrës ka përfunduar. Dega e PD Shkodër bën të ditur se në procesin e votimit kanë marrë pjesë 2178 anëtarë ose 70 %, nga 3100 anëtarë. Si rezultat janë zgjedhur 23 kanidatë për të kaluar në fazën tjetër. “Demokratët e Shkodrës janë bashkë dhe në aleancë edhe […]

Lexo më shumë

KQZ e re/ Batuta në mbledhje Rusmaili: Kam marrë distancë nga dashuritë e vjetra! Gjiknuri: Ç’ne prap në KQZ? Zguri: I shërbej vendit

KQZ e re/ Batuta në mbledhje Rusmaili: Kam marrë distancë nga dashuritë e vjetra! Gjiknuri: Ç’ne prap në KQZ? Zguri: I shërbej vendit

Publikuar më 30.09.2020
Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e kandidatëve të KQZ-së...

Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e kandidatëve të KQZ-së re zhvilloi këtë të mërkurë seancën e dytë dëgjimore me kandidatët të cilën kanë aplikuar për pozicionet e Kryekomisionerit, Nënkomisionerit dhe për të qenë anëtarë të Komisionit të Rregullatorit dhe Sanksioneve e Ankesave. Mes kandidatë që raportuan ishte dhe Ilir Rusmaili, ish-zëvëndës ministër në kohën e […]

Lexo më shumë

“Herën e parë nuk e dija se ku do shkoja dhe ca do bëja”, Kume tregon pse po kandidon për KQZ-në

“Herën e parë nuk e dija se ku do shkoja dhe ca do bëja”, Kume tregon pse po kandidon për KQZ-në

Publikuar më 30.09.2020
Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, në garë për rregullator të ...

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, në garë për rregullator të  KQZ-së së re, në përballjen e sotme me komision, në seancën dëgjimore,  e ka justifikuar dëshirën për rikthim, me kontributin që do të japë për atë institicion të rëndësishëm. “Herën e parë nuk e dija se ku do shkoja dhe ca do bëja, por tani […]

Lexo më shumë

Zbulohet italiani që do të zëvendësojë Brend Borchardt në krye të OSBE në Tiranë

Zbulohet italiani që do të zëvendësojë Brend Borchardt në krye të OSBE në Tiranë

Publikuar më 30.09.2020
Një italian do të zërë vendin e Bernd Borchardt. Pas largimi...

Një italian do të zërë vendin e Bernd Borchardt. Pas largimit të ambasadorit Bernd Borchardt, vendin e tij në krye të prezencës në Shqipëri do ta zerë Vicenzo Del Monaco. “Një urim për shumë fat për ambasadorin Vincenzo Del Monaco. Italia ju uron sukses në detyrën e re, në përfitim të axhendës reformuese të qeverisë […]

Lexo më shumë

Debat në Komisionin e Ligjeve, Manja i mbyll mikrofonin Hajdarit, opozita e re bojkoton mbledhjen

Debat në Komisionin e Ligjeve, Manja i mbyll mikrofonin Hajdarit, opozita e re bojkoton mbledhjen

Publikuar më 30.09.2020
Ashtu edhe siç e paralajmëroi deputetja Rudina Hajdari, opoz...

Ashtu edhe siç e paralajmëroi deputetja Rudina Hajdari, opozita e re në parlament ka bojkotuar punimet e Komisionit të Ligjeve me arsyetimin se nuk bëhen pjesë e kësaj loje. Sipas opozitës së re, nuk shikohet asnjë vullnet nga ana e mazhorancës dhe se nuk do që të hapen listat. Në mbledhjen e sotme të Komisionit […]

Lexo më shumë

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ VOA: Mazhoranca bëri një hap pas, duket se është ndikuar nga presioni

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ VOA: Mazhoranca bëri një hap pas, duket se është ndikuar nga presioni

Publikuar më 29.09.2020
Në Shqipëri, shumica socialiste shtyu për javën e ardhshme m...

Në Shqipëri, shumica socialiste shtyu për javën e ardhshme miratimin e ndërhyrjeve në Kodin Zgjedhor, ndërsa deklaroi sot se është e gatshme të bëjë një tjetër përpjekje për të gjetur një kompromis me opozitën jashtëparlamentare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Këtë e bëri të ditur, në një shpjegim të gjatë, dërguar anëtarëve të Këshillit Politik, […]

Lexo më shumë

PD jep alarmin, Rama ka nisur manipulimin e zgjedhjeve

PD jep alarmin, Rama ka nisur manipulimin e zgjedhjeve

Publikuar më 29.09.2020
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar ...

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar pasi shumë qytetarëve u është ndryshuar vendbanimi, pa i pyetur fare. Sipas Bardhit, kjo është një përpjekje e dëshpëruar e qeverisë në largim. Ai thotë se PD po bën gati kallzim penal ndaj Lleshajt dhe kreut të Gjendjes Civile. “Ligji e thotë qartë se me ndryshimin […]

Lexo më shumë

“Po e votojmë me qejf”/ Batutat në Komisionin e Zgjedhjeve për ish-ministren e PD-së

“Po e votojmë me qejf”/ Batutat në Komisionin e Zgjedhjeve për ish-ministren e PD-së

Publikuar më 29.09.2020
Hegla Vukaj është një ndër kandidatet për përzgjedhjen në or...

Hegla Vukaj është një ndër kandidatet për përzgjedhjen në organet drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vukaj ka kandiduar për Komisioner, nënkomisioner, rregullator dhe KAS. Në seancën dëgjimore të kandidatëve, Vukaj ka treguar ekperiencën e saj disa vjeçare në administratë shtetërore dhe publike. “Kam një eksperiencë 20 vjeçare. Jam formuar si juriste në vitin 2000 […]

Lexo më shumë