Coutinho do të debutojë ndaj Celta Vigo

Transferimi i sulmuesit Philippe Coutinho te Barcelona ka bërë bujë të madhe për shkak të cilësive që ai disponon si dhe për koston që pati ky operacion. Ai kaloi në “Camp Now” për shifrën e 160 milionë eurove. Një shifër tepër e lartë dhe bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e katalanasve.

Lojtari ka firmosur një kontratë 5 vjeçare me një pagë prej 14 milionë euro në sezon. Ai nuk do të luajë këtë sezon në Champions me katalanasit për shkak se është aktivizuar me Liverpoolin ku ka luajtur pesë ndeshje. Sfida e parë që do të luaj braziliani është ndaj Celta Vigo në mesjavë, sfidë e vlefshme për Kupën e Mbretit. Takimi i parë përfundoi në barazim 1-1.

Të tjera

Abissnet