Çmimet “Grammy”, Dua triumfon në dy kategori: Mos hiqni dorë nga ëndrrat!

Artistja me origjinë shqiptare Dua Lipa triumfon në ceremoninë e çmimeve “Grammy 2019”. Këngëtarja me famë botërore vlerësohet më 2 çmime, si “Artistja e re më e mirë e vitit” dhe për “Këngën më të mirë ritmike” me “Electricity”. Në ceremoninë e çmimeve dominuan femrat

Është konsideruar si një nga ngjitjet më jashtëzakonshme dhe të merituara në vitet e fundit, suksesi i Dua Lipës. Javë pas jave, muaj pas muaji artistja shqiptare mundi të afirmohet në skenën muzikore si pak të tjerë në dekadën e fundit. Këngëtarja edhe pse nuk pati një sukses të menjëhershëm në nivel ndërkombëtar arriti që të zgjerojë suksesin këngë pas këngë duke rrëmbyer zemrat e publikut, si një nga protagonistet e muzikës pop dhe si një ikonë stili. Qe kjo ngjitje perfekte e Dua Lipas që bëri që këngëtarja 24-vjeçare të triumfojë në  Grammy Awards 2019 në dy kategori: “Best New Artist” dhe “Best Dance Recording” me këngën “Electricity” në bashkëpunim me Silk City, e kompozuar nga gjenitë Diplo e Mark Ronson. Lajmërimi i fitores si “Best Dance Recording” iu bë me dije këngëtares, ndërsa ajo ishte ende në skenë duke performuar, por stafi i saj mundi të filmojë momentin duke e publikuar më tej në rrjetet sociale videon me reagimin e saj, e lumtur dhe e befasuar njëherazi. Ndërsa fitorja e dytë u bë me dije gjatë ceremonisë dhe Dua u ngjit në skenë për të tërhequr çmimin duke mbajtur një fjalim falënderues, që u vlerësua shumë nga publiku, në të cilin nënvizoi se si gratë po bëjnë hapa përpara në botën e showbizit dhe se kurrë nuk duhet hequr dorë nga ëndrrat, por duhet punuar fort për realizimin e tyre. “Për këdo që nuk ka kuptuar ende sesa bukur është të kesh një histori ndryshe, një ‘background’ ndryshe, një emër që nderon rrënjët tuaja, vetëm sepse do të jetë normal, çfarëdolloj kuptimi të ketë për ju, dijeni se nuk ka rëndësi se nga vini, cili është ‘background-i’ juaj apo në çfarë besoni. Mos lini që asgjë t’iu pengojë në rrugën drejt ëndrrave tuaja. Sepse e meritoni dhe unë jam prova që ju mund të bëni çdo gjë që keni në mendje, nëse punoni shumë. Unë e besoj këtë dhe besoj në ju”.

Çmimet

Disa nga çmimet ishin dorëzuar përpara ceremonisë televizive. Mes të cilëve tre çmimet për Kacey Musgraves për albumin, këngën dhe performancën ‘country’ të solistes. Këngëtarja nga Teksasi mandej ka tërhequr ‘live’ çmimin “Grammy” për “Golden Hour”, i përzgjedhur si Albumi i vitit, një nga më të rëndësishmit e mbrëmjes, duke u konfirmuar kështu si fituesja absolute e mbrëmjes. Cardi B ka fituar në kategorinë “Albumi më i mirë rep” me “Invasion of Privacy, duke lënë kështu gjurmë në histori, si e para grua soliste që fiton në këtë kategori.  Childish Gambino ka fituar çmimin “Kënga e vitit” si dhe “Regjistrimi i vitit” me këngën “This is America”, e para këngë rep që triumfon si kënga më e mirë e vitit. Përpos Dua Lipas që fitoi si “Artistja e re më e mirë”, H.E.R triumfoi në kategorinë për Albumin më të mirë R&B. Siç pritej ishin Lady Gaga dhe Bradley Cooper që u përzgjodhën më të mirët për duetin pop për “Shalloë”, ndërsa Gaga e vetme kishte fituar edhe për performancën më të mirë si soliste e pop-it falë Joanne. Drake ka fituar në kategorinë “Kënga më e mirë rep” me “God’s Plan”.

Tributet e mbrëmjes

I pari iu bë Dolly Parton, që ishte në skenë së bashku me Miley Cyrus (Parton është edhe kumbara e saj) ku performuan “Jolene”. Pas kësaj me Dolly-n kanë kënduar Kacey Musgraves dhe Katy Perry. Finalja e madhe u mbyll me “Little big toën”. Dolly Parton nuk ishte e vetmja grua që u nderua: një orë më vonë ishte radha e Diana Ross. Këngëtarja u ngjit në skenë veshur në të kuqe, pas prezantimit nga nipi i saj 6-vjeçar, i cili edhe pse në moshë fare të vogël ka tashmë një të ardhme të sigurt në botën e spektaklit. Diva këndoi tre këngë  dhe duke i paraprirë datëlindjes së 75-të në 26 mars thirri në skenë : “Shumë urime për mua!”

Performancat

Edhe këtu triumfi u takon femrave, pasi artistët meshkuj kishin vendosur t’i mbështesin, me vullnet të lirë apo prej nevojës duke qenë se Drake, Childish Gambino e Kendrick Lamar, të gjithë kandidatë në kategori të ndryshme, kishin vendosur të mos performonin në shenjë proteste, për faktin që ka ende mosbarazi në ndarjen e çmimeve. Shpesh “Grammy-t” i janë dorëzuar muzikantëve të bardhë, pavarësisht se ata me ngjyrë dominonin në klasifikime dhe në debatet kulturore.

Kështu që rruga ishte e lirë për vajzat që nuk pritën gjatë për të dhënë maksimumin. Miley Cyrus siç e përmendëm më sipër performoi me Shan Mendes. Janelle Monae këndoi “Make me feel” e rrethuar nga balerina që dukeshin si luftëtare të një beteje yjore, të cilat nuk u frenuan në performancat e tyre. Alicia Keys luajti në piano, madje në dy të tilla.

Kacey Musgraves, që kishte fituar më parë dy Grammy përpara fillimit të shoët (si kënga më e mirë dhe për performancën më të mirë si soliste), ka performuar nën tingujt e baladës “Rainboë” në qendër të skenës, ndërsa kishte veshur një fustan të thjeshtë të bardhë. Brandi Carlile ka kënduar “The joke”. Dua Lipa e St Vincent kanë duetuar me “Masseduction” e “One Kiss”. Jennifer Lopez ishte protagonistja e homazhit bërë Motoën për 60 –vjetorin e saj. JLO kërceu dhe interpretoi sikur e gjithë karriera e saj të varej nga ajo performancë. Lady Gaga mandej këndoi “Shalloë”. Një outfit- i lënë pas dore vetëm nga Cardi B, e veshur me tuta dhe me një palë krahë gjigante. Po burra? Sigurisht që ishin- përmendim këtu duo-n ‘country’ të  Dan Smyers dhe Shay Mooney, Red Hot Chili Peppers me “Post Malone”, Shaën Mendes –  mirëpo performancat e tyre ishin pothuajse të gjitha në plan të dytë, duke e bërë këtë “Grammy”, një mbrëmje të femrave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet