Çmenduri/ Lëpiu tualetin publik, sfida e bëri të riun të rezultonte pozitiv me koronavirus

Një 21-vjeçar i quajtur Larz, ka pranuar të bëjë një sfidë nga të fundit në TikTok, i frymëzuar nga vajza me emër Ava Louise.

Kjo sfidë mbante emrin “Coronavirus challenge” dhe personat që e pranojnë ta bëjnë duhet të lëpijnë një tualet publik. Një çmenduri e radhës e të rinjve, të cilët edhe në këto situata shumë të vështira të jetës dhe rrezikut të madh, vazhdojnë me sjellje rebele dhe çmenduri të tilla aspak të pranueshme.

Pra, Larz e pranoi sfidën dhe duke lëpirë tualetin publik, aspak higjenike dhe përtej të menduarit normal, nga ky veprim ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet e tij sociale, ai shfaqet i shtrirë në një krevat në gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak të COVID-19. Sakaq, në video ai tregon se simptomat e para ai i ka shfaqur menjëherë pas këtij veprimi dhe deri në shfaqje të shenjave, ai nuk ka pas kontakte me njëri dhe është i sigurtë se është infektuar gjatë kësaj sfide të çmendur dhe të rrezikshme të bërë në TikTok.

Videoja e tij është bërë virale dhe është komentuar gjërësisht, por aspak komente të mira siç mund ta mendoni, sepse shumica janë shprehur se ai ka marrë atë që meritonte pas asaj sfide dhe nga ky budallallik që ka bërë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet