“Çmendet” United, 230 milionë euro për Ronaldon e Moratën

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Denis Tahiri

“Djajtë e Kuq” të Manchester United, duket sikur i kanë të qarta idetë e tyre për sa i përket merkatos së kësaj vere.

Anglezët kanë ofruar plot 230 milionë euro për të marrë shërbimet e CR7-tës dhe të Alvaro Moratës, si dhe kanë ofruar si shtesë të 230 milionëve edhe shërbimet e portierit De Gea.

Sipas të përditshmesh britanike, “The Sun”, tashmë oferta është diçka e reale dhe u është dërguar “Los Blancos”, por ende nuk ka një reagim për sa i përket ofertës së bërë.

Nga ana tjetër, mediat spanjolle raportojnë se kjo ofertë ka ndezur “sirenën e alarmit” për Zidane, i cili ka telefonuar yllin madrilen për të mos u larguar nga ekipi.

Ndërkohë nëse oferta pranohet, atëherë CR7, do ta mbylli karrierën e tij me të njëjtën fanellë që e nisi atë.

/D.T/