Çmendet moti/ Fillojnë reshjet e para të borës, cili qytet është zbardhur (Foto)

Publikuar më 21. 09. 2017 nga Bleona Metushi

E ndërsa vera pak nga pak po ia lë vendin vjeshtës, duket sikur dimrit nuk i pritet. Pas ditëve të nxehta dhe me diell, shiu ka “pushtuar” territorin.

Pothuajse në të gjithë vendin ka pasur reshje shiu dhe ulje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, por sigurisht veriu është ai që e ndjen më herët dimrin edhe pse realisht jemi në vjeshtë.

Dhe pikërisht në qytetin e Kukësit ka rënë bora e parë për këtë sezon. Edhe pse jo në qytet, mali i Gjallicës është  mbuluar nga bora, duke i dhënë alpeve imazhin dimëror. Kjo gjë duket se paralajmëron një dimër të ashpër përpara.