Clinton kujton momentin e veçantë: Një kamarier shqiptar ra në gjunjë për të më falënderuar

Gjatë fjalimit të tij në përvjetorin e 20-të të }lirimit të Kosovës, ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka ndarë për dëgjuesit e tij një histori shumë të veçantë.

Ai tregoi se një kamarier shqiptar i kishte rënë në gjunjë për ta falënderuar për atë çka kishte bërë për Kosovën, teksa ishte duke qëndruar në një hotel në SHBA.

“Që 19 vjet që prej kur kam dalë nga Shtëpia e Bardhë, gjëja më e mrekullueshme që më ndodh, është që më ndal dikush në New York, apo diku tjetër në botë, për të bërë një fotografi. Apo kur isha në një hotel, një kamarier shqiptar erdhi dhe më ra në gjunjë për të më falënderuar. Kjo është një gjë e mrekullueshme”, ka thënë Clinton i emocionuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet