Çizmet 10.000 dollarëshe që po ‘çmendin’ VIP-at (FOTO)

Publikuar më 10. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Çizmet Saint Laurent, të cilat kapin vlerën e 10.000 dollarëve, mund të themi që janë bërë trendi i fundit i femrave më të famshme, por edhe më të bukura të momentit.

Fillimisht ato u panë në këmbët e yllit të popit Rihanna.

Më pas i veshi edhe modelja Kendall Jenner në 22 vjetorin e lindjes së saj

Së fundmi pjesë të garderobës i ka bërë edhe këngëtarja Casie.

Ajo ka postuar një fotografi në “Instagram” ku mund të shihet haptazi se në fokus janë vendosur çizmet ngjyrë bronzi.