City tenton t’i rrëmbejë Sanchezin skuadrës së Arsenalit

Skuadra e Manchester City nuk ka të ndalur. Ata udhëheqin kampionatin anglez me diferencë të madhe pikësh me vendin e dytë. Pavarësisht këtij fakti, Pep Guardiola është i destinuar ta përforcojë ekipin me një sulmues të kalibrit të lartë. Bëhet fjalë për kilianin që aktivizohet me Arsenalin, Alexis Sanchez. 28 vjeçari është në vitin e fundit te “topçinjtë” pasi i skadon kontrata në fund të këtij sezoni.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Ëenger kërkon ta shesë në janar lojtarin për të mos u larguar duar thatë në fund të vitit. Arsenal kërkon 35 milionë paund për shërbimet e tij, por Manchester Ciity ofron 25 milionë paund. Kujtojmë që Sanchez mund të luajë në Champions me Cityn pasi në këtë sezon ai është aktivizuar me Arsenalin në Europa League.

Të tjera

Abissnet