Cipras: Kombi maqedonas nuk ka ekzistuar kurrë

Kombi maqedonas nuk ka ekzistuar kurrë. Kështu deklaron kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, në një intervistë për gazetën “Ethnos” e cila pritet të dal nesër, duke e përshkruar se cili do të ishte emri i pranueshëm për qeverinë e tij, ndërsa veçon rëndësinë e çështjes së irredentizmit.
Ndërmjetësi i OKB për emrin, Mattew Nimetz ka deklaruar se asnjëri prej emrave të propozuara nuk cënon identitetin e Maqedonisë, por nuk deshi të zbuloj propozimet e ofruara për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar në mes të Shkupit dhe Athinës.
Diaspora maqedone ka kërkuar dorëheqjen e ndërmjetësit Nimic, sepse konsideron se ai në mbledhjen e fundit me negociatorët në New York ka vazhduar të shkel Marrëveshjen e përkohshme në mes të Maqedonisë dhe Greqisë nga viti 1995 dhe se nuk respekton Deklaratën universale të të drejtave të njeriut.
Nga ana tjetër, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev shpreson se do të gjendet një zgjidhje për emrin. Qeveria e Maedonisë, të hënën ka shqyrtuar zgjidhjet të cilat Nimic i ka propozuar në Shkup dhe Athinë gjatë takimit të fundit në New York me negociatorët Vasko Nasumovski dhe Adamantios Vassilakis.
Sipas mediave maqedonase, si emra të mundshëm janë ofruar: Republika Maqedonia e Re, Republika Maqedonia Veriore, Republika Maqedonia e Epërme, Republika e Vardarit Maqedonia dhe Republika Maqedonia (Shkup).
Negociatat për zgjidhjen e kontestit Athinë-Shkup në lidhje me emrin e Maqedonisë kanë filluar në vitin 1992. Argumenti kyç grek është se shfrytëzimi i emrit Maqedoni, paraqet “kërcënim të sigurisë” sepse Greqia kështu e quan rajonin e saj të veriut. Në vitin 1993, OKB e ka pranuar Maqedoninë me emrin Ish-republika Jugosllave e Maqedonisë, FYROM.

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet