Cindy Marina fiton kurorën e Miss Univers Albania 2019

Cindy Marina është zgjedhur Miss Univers Albania 2019. 20-vjeçarja është zgjedhur si më e bukura mes 19 bukurosheve konkurrente në Miss Univers Albania 2019. Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Korenë e Jugut ndërmjet vajzave të Miss Universe nga e gjithë bota.

Shqiptarja e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Cindy Marina, është volejbolliste e suksesshme.

Nuk është hera e parë që Cindy bën këtë për Shqipërinë dhe pse jeton prej vitesh larg.  Në vitin 2016 Cindy ka përfaqësuar denjësisht ngjyrat kuq e zi në Kampionatin Europian të Volejbollit, që u zhvillua në qytetin e Durrësit, në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”. Erdhi nga Amerika vetëm për të dhënë kontributin e saj për kombëtaren e femrave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet