Çiljeta: Ju thoni e kam në terezi, por sa halle kam unë…

Publikuar më 07. 12. 2017 nga Jola Alimemaj

Mbrëmjen e kaluar Çiljeta është shfaqur në skenën e “Kënga Magjike” ku ka performuar këngën e saj “Hajmali”.

Këngëtarja bukuroshe shfaqej gjatë insertit duke filmuar veten në një qendër trajtimi dhe masazhesh.

Gjatë videos, ajo thotë me humor: Ju do thoni që kjo Çiljeta e ka në terezi, por sa halle kam unë… Nga halli ka ardhur dhe këtu.

Mesa duket, kënga e Çiljetës po pëlqehet nga publiku dhe mund të jetë një nga pretendentet për cmimin.