Cili do të jetë emri i ri i Maqedonisë? Mediat greke zbulojnë pakon Nimiç

E përditshmja greke “To Vima” publikoi një pjesë të pakos së ndërmjetësit të OKB Metju Nimiç, sipas së cilës pakoja parashikon që emri Maqedoni të përmbajë përcaktues gjeografik. Parashikohet që pranë emrit Maqdoni të ketë fjalë si: Gorna, Severna, Nova ose Vardarska.

Nimiç, sipas “To Vimës”, në dokumentin e tij si shembull për sqarim ka marrë emrin Gorna Makedonia. Sipas gazetës greke dokumenti i Nimiçit parasheh që Jo më vonë se në datën e pranimit të IRJM-së në NATO, Shkupi do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme në mënyrë që të kryejë të gjitha marrëdhëniet e saj dypalëshe me të gjitha vendet me emrin Republika Gorna Makedonia. Pranimi në NATO bazohet në procedurat dhe rregullat e Aleancës pëlqimin unanim për të pranuar një anëtar të ri”.

“To Vima” thekson se njëjta gjë do të jetë në fuqi edhe për integrimin e vendit në BE, por edhe për përdorimin e brendshëm të emrit. “Jo më vonë se data e pranimit të Shkupit në BE, emri i ri do të jetë i vetmi që përdoret brenda dhe jashtë vendit, por do të ketë përjashtime të brendshme në IRJM. Emërtimi aktual kushtetues mund të përdoret brenda vendit në aktivitete që nuk janë nën juridiksionin e BE-së”. Termi “Makedonija”, mund të përdoret vetë nga IRJM-ja si emër zyrtar i shtetit në asnjë kornizë. Megjithatë në tekst askund nuk përmendet ndryshimi i Kushtetutës.

Sa i takon identitetit, shtetësia do të vazhdojë të mbetet maqedonase, respektivisht “makedonski”. Për shembull: Ai është qytetar maqedonas, ose është qytetar i Gorna Makedonija.

Të tjera

Abissnet