Cila shenjë e horoskopit di të puthë më mirë?

Publikuar më 27. 01. 2018 nga Shekulli Online

Njerëzit janë të ndryshëm edhe kur vjen fjala te puthjet. Të shohim si ndikojnë përkatësia jonë në një shenjë të caktuar horoskopi në mënyrën se si puthim.

Dashi: Dashi është entuziast në aktin e puthjes dhe di se si ta “ndezë” partnerin. Puthjet e dashit janë energjike, të fuqishme dhe lënë shije të mirë në kujtesë

Demi: Demat parapëlqejnë ta përgatisin puthjen, duke e kapur partnerin për dorë e duke u përkëdhelur. Demi shpesh puth ngadalë, në mënyrë sensuale e të fuqishme.

Binjakët: Binjakët janë të shkathët në puthje. Për shkak të natyrës së tyre të ndryshueshme edhe puthjet nuk i ngjajnë njëra tjetrës.

Gaforrja: I pëlqejnë puthjet dhe shpesh janë nismëtare të puthjeve. Do t’ju kënaqin, por nuk do t’ju çojnë në delir

Luani: Kur t’ju puthë Luani, nuk do t’ju dridhen këmbët. Duhet vetëm që të qetësoheni dhe t’i dorëzoheni tërësisht.

Virgjëresha: Është e ndjeshme dhe kujdesshme prandaj shpesh nuk ka një puthje të përsorur

Peshorja: Çdo puthje e Peshores është e veçantë, kësisoj edhe kënaqësia është e sigurt. Peshoret dëshirojnë ta kënaqin partnerin, mirëpo presin po të njëjtën dozë kujdesi nga partneri.

Akrepi: Akrepat janë njerëz pasiononte dhe të zjarrtë, kështu që edhe puthjet e tyre janë të tilla.

Shigjetari: Shigjetarët gjithmonë dëshirojnë më shumë se ajo që marrin. Nëse dëshironi t’i bëni për vete pjesëtarët e kësaj shenje, përsëritni puthjet pa ndërprerë.

Bricjapi: Elegantë dhe thuajse perfekt. Megjithatë, nëse dëshironi të merrni puthje nga pjesëtarët e kësaj shenje të horoskopit, do t’ju duhet të keni shumë durim, sepse ata puthjet nuk i japin lehtë.

Ujori: Ujorët parapëlqejnë puthjet e papritura dhe të pazakonshme. Nëse dëshironi t’ia merrni këtë formë butësie, duhet patjetër të tregoheni gjoja të painteresuar, në mënyrë që t’i “detyroni” t’ju japin puthje.

Peshqit: Peshqit puthen butësisht, me ndjenja dhe me kujdes, juve ju mbetet vetëm t’ua ktheni në po të njëjtën mënyrë.