Cila është ngjyra më e rrallë e syve?

Publikuar më 01. 06. 2017 nga Jola Alimemaj

Sytë janë aksesori më i rëndësishëm në fytyrën e njeriut. Po ngjyra më e rrallë e syve, cila është?

Sytë me ngjyrë kafe janë më të zakonshmit pasi në gjithë botën i kanë rreth 55% e njerëzve.

Sytë ngjyrë mjalti janë pothuaj të ngjashëm me sytë kafe. Rreth 5-8% e njerëzve në botë kanë këtë ngjyrë sysh.

Sytë blu janë të transmetueshëm gjenetikisht dhe rreth 8% e njerëzve në botë i kanë sytë ngjyrën blu.

Vetëm 2% e njerëzve i kanë sytë në ngjyrën jeshile.

/J.A/