“Cikloni bombë” shkakton 6 viktima (VIDEO)

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 4 mijë fluturime janë pezulluar për shkak të një stuhie masive që goditi bregun lindor në SHBA, me dëborë të dendur dhe erëra të forta. Stuhia, e cilësuar si “cikloni bombë”, ndodhi natën e së mërkurës dhe u shkaktua pas një rënieje të ndjeshme dhe të shpejtë të presionit atmosferik në një periudhë të shkurtër kohore.
Zyrtarët e shtetit thanë se tre prej viktimave u regjistruan në Karolinën e Veriut, ndërsa i katërti në Karolinën e Jugut.
Mes viktimave ishin dy burra, makina e të cilëve doli nga rruga.
Ndërkohë rreth 4020 linja ajrore amerikane janë anuluar. Shumica e fluturimeve të anuluara ishin në Nju Xhersi, Boston dhe Nju Jork.

Të tjera

Abissnet