Chris Brown dhe Rihanna sërish bashkë! Çfarë i bashkoi këtë herë? (FOTO)

Chris Brown me Rihannën i dhanë fund lidhjes së tyre disa vite më parë. Kjo ndodhi pasi reperi ushtroi dhunë mbi këngëtaren.

Tashmë bukuroshja e ka kaluar dhimbjen dhe është duke shijuar lidhjen e dashurisë me sheikun Hasaan Jameel.

Mesa duket, Chris është penduar, dhe kërkon miqësi me këngëtaren.

Ai ka bërë një postim në rrjetin social “Twitter”, ku fton disa nga kolegët e tij, përfshirë Rihannën, në një turne.

Pjesë e listës së të ftuarve janë Beyonce, Bruno Mars e shumë të tjerë.

“Po mendoja për një turne botëror të çmendur me Beyonce, Rihanna, Bruno Mars dhe Chris Brown. 2 me 2. Dhe nëse ju vendosni ta bëni pa mua, me jepni 10%-in tim”, shkruan reperi.

Të tjera

Abissnet