Chat edhe për fëmijët?

Aplikacioni i ri, “Messenger Kids”, për fëmijët nën moshën 13-vjeçare që Facebook-u nxori në fillim të dhjetorit ka shkaktuar polemika të shumta pavarësisht sigurisë që ofron kompania.

Facebook ka theksuar se aplikacioni nuk kërkon një llogari të një rrjeti social për fëmijët, por ai mund të përdoret përmes llogarisë së prindërve.

Ndërkohë, do të jenë prindërit ata që do të autorizojnë përdorimin e “Messenger Kids” duke vendosur kontaktet për fëmijët e tyre me anë të të cilave do të shkëmbehen mesazhe dhe videochat.

Të tjera

Abissnet