Champions League do të organizohet jashtë Evropës, ja ku pritet të luhet finalja e radhës

Ide të reja janë hedhur mbi organizimin e finales së kompeticionit më të rëndësishëm për klubet europiane. Po mendohet që finalja e radhës së Champions League të organizohet në SHBA.

Kjo ka qenë një ide e “çmendur” e producentit dhe biznesmenit spanjoll, Jaume Roures. Po mendohet që finalja të bëhet në New York, ndërkohë që negociatat kanë filluar dhe pritet të shihet nëse do të kemi një dakordsi midis palëve.

Biznesmeni ka folur gjithashtu për ndeshjen që do të zhvillohet në Miami në janar të 2019, ku Barcelona do të përballet me Girona-n, të cilët sapo janë ngjitur në La Liga.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet