Çfarë do të bëjë opozita? Basha dhe Kryemadhi takim “të fshehtë”…

Publikuar më 12. 01. 2018 nga Dionis Xhafa

Kryetari i PD Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi kanë qenë në shoqërinë e njëri – tjetrit në një takim informal të zhvilluar në hotel “Rogner”. Fotot janë siguruar nga ana e “Opinion.al”.

Krah tyre shihen edhe bashkëpunëtorët, Fatmir Mediu, kryetar i PR-së, Jemin Gjana, drejtues në PD dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Protesta e 27 janarit duket se zë vend edhe në bisedat e fundjavës të drejtuesve të opozitës.