Çfarë po paralajmëron Xhafaj? Thotë se do të arrestohen…

Publikuar më 13. 02. 2018 nga Dionis Xhafa

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilluan sot një vizitë të shpejtë në Portin e Durrësit. Xhafaj ka thënë në një prononcim të shkurtër për mediat se policia, prokuroria dhe SHISH janë duke bashkëpunuar dhe ka paralajmëruar goditjen e grupeve kriminale që veprojnë aktualisht në vend.

Xhafaj tha se ka grupe kriminale që qarkullojnë në qarkun e Durrësit dhe se ata do të goditen. Ai shtoi se një vëmendje të veçanta është duke iu kushtuar pjesës kufitare, duke qenë se aty mund të ndodhë edhe trafiku i lëndëve narkotike, i armëve apo qenieve njerëzore. Në pyetjen e gazetares sesa grupe kriminale veprojnë në Durrës, ministri nuk tha shifër, por sipas tij “këta grupe do goditen”, duke folur në terma të përgjithshëm.

/D.Xh/