Çfarë po ndodh? Turqia godet anijen greke të patrullimit

Incidente të rënda që mund të përshkallëzojnë marrëdhëniet Greqi-Turqi, raportohen nga mediat helene.

Media “Zougla.gr” raporton se para mesnatës së djeshme në ishujt e kontestuar, një anije patrullimi turke ka goditur anijen greke që ishte e ndaluar në det.

Anija greke pa pësuar vetëm dëme materiale në pjesën e pasmes të saj, ndërkohë që incidenti nuk është raportuar në median turke.

Ankaraja dhe Athina janë në konflikt për përkatësinë e ishujve, që Turqia e i njeh me emrin “Karadak” ndërsa Greqia me emrin “Imia”.

Ishujt që janë kthyer në “mollë sherri”, gjenden mes ishullit grek Dodecanese dhe brigjeve të Turqisë jugperëndimore.

Mosmarrëveshja për ishujt e pabanuar në Egje zgjat prej dekadash mes Turqisë dhe Greqisë.

Konflikt ky që i vendosi të dy vendet në prag të një konflikti të armatosur në 1996 kur Ankaraja dhe Athina dërguan forcat detare në dy ishuj fqinj si shenjë e një konfrontimi të pritshëm.

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet