Çfarë po ndodh në SHBA? Të shtëna me armë pranë NSA-së (VIDEO)

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë godinës së Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, NSA, në Meryland të SHBA-ve.

Ende nuk raportohet për viktima, ndërkohë që mediat amerikane flasin paraprakisht për tre të plagosur.

Në vendngjarje ndodhet policia, që ka arrestuar një të dyshuar mbi sulmin.  Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë vrima plumbash në pjesën e përparme të një makine dhe terrenin e përgjakur.

Byroja Federale e Hetimeve dërgoi agjentë për të hetuar incidentin, deklaroi përmes “Twitter”-it zyra e institucionit me qendër në Baltimore.

Ndërkaq, NSA i tha “Fox News” në një deklaratë se: “Policia e NSA dhe forcat lokale të sigurisë po i përgjigjen incidentit që ndodhi mëngjesin e sotëm në një nga portat hyrëse të NSA-së. Situata është nën kontroll dhe nuk ka kërcënim për kalimtarët”.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë bëri me dije se mbi incidentin në fjalë është informuar dhe presidenti Donald Trump.

Të tjera

Abissnet