Çfarë po ndodh? Në Noveselë përmbytet pjesa e Mbikalimit

Publikuar më 02. 12. 2017 nga Dionis Xhafa

Zona e Noveselës në Vlorë vijon të ketë probleme të shumta si shkak i përmbytjes. Tashmë ndodhet nën ujë pjesa e mbikalimit në Noveselë. Nga një zonë e pastër dhe pa ndonjë problem të madh, e gjithë zona është nën pushtetin e ujit tanimë, teksa ka shkuar në nivelin e 20 centimetrave. U pezullua edhe kalimi i mjeteve të vogla, kurse policia është në vendin e ngjarjes.

Janë duke u dërguar edhe ushqime. Deri më tani janë evakuuar 40 familje. Disa familje madje nuk kanë braktisur banesat e tyre, pasi nuk pranojnë. Janë 70 banesa që ndodhet nën ujë. Edhe pse situata është shumë e rëndë, për kryeministrin është duke u punuar që situata mos të jetë e rëndë.