Çfarë po ndodh? Bushati takon sërish Kotzias-in

Foto 1 nga 2 Pas Para

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologu i tij grek Nikos Kotzias, vijojnë takimet lidhur me marrëveshjen dypalëshe.

Bushati ka publikuar foto nga takimi i ditës së sotme. Më herët ai kishte dhënë një mesazh lidhur me marrëveshjen mes dy vendeve: “Marrëveshja me Greqinë ka rezistencë politike në të dy vendet, por me vendosmëri dhe vullnet të qartë do të kemi produkte konkrete në një të ardhme të afërt”.

Pas intervistës së dhënë dje nga kryeministri Alexis Tsipras dhe homologu i tij shqiptar Edi Rama ka folur rreth marrëveshjes Shqipëri-Greqi.

Në një intervistë për agjencinë helene të lajmeve “AMNA” Rama foli për një dokument të ri bashkëpunimi mes Tiranës dhe Athinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet