Çfarë po fshihet? Maqedonia i vetmi vend në Evropë pa regjistrim të popullsisë

Publikuar më 12. 07. 2017 nga Dionis Xhafa

Ditën ndërkombëtare të Maqedonisë, 11 qershorin, Maqedoni e priti me një rekord të paparë botëror – ajo është vendi i vetëm në Evropë në të cilin nuk është realizuar regjistrimi i popullsisë për më shumë se një dekadë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Por sa banorë ka Maqedonia? Askush nuk e dinë e saktë. Sipas një vlerësimi të Entit Shtetëror të Statistika në Maqedonia 2.072.490 banorë, ndërsa dendësia e popullsisë është 80.6 banorë në kilometër katror. Por, këto nuk janë statistika të sakta dhe zyrtare për faktin se tashmë 15 vite nuk është bërë regjistrimi i popullsisë, edhe pse një gjë e tillë është kërkuar nga Bashkimi Evropianë. Drejtori për bashkëpunim ndërkombëtar në Eurostat, Pjeter Everaers, thotë se regjistrim i popullsisë nuk është politikë, por një operacion statistikor i cili duhet të regjistroj personat që gjenden në territorin e caktuar dhe që nuk kanë munguar për më shumë se një vit. Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Maqedoni jetojnë 2.022.547 banorë, prej të cilëve 65 % maqedonas, 25,17 % shqiptarë, 3,85 % turq, 2,66 % romë, 1,78 serb % dhe komunitete tjera pakicë.

Organizatat ndërkombëtare, por edhe ato vendore kërkojnë që të realizohet regjistrimi për të pasur një pasqyrë të saktë për popullsinë si dhe aspektet se sa komunitete jetojnë, si janë trendet ekonomike dhe sociale si dhe shumë çështje tjera. Por problem në vend është edhe fakti se sa është numri i votuesve në Maqedoni, pasi që nga 2,1 milion banorë, rreth 1, 8 milion janë votues. Kjo, siç raporton agjencia e lajmeve INA, shifër është konsideruar tejet si joreale dhe ka nxitur debate të vazhdueshme. Profesori universitar Abdulmenaf Bexheti, i cili në vitin 2011 dha dorëheqje nga detyra e nënkryetarit të Komisionit Shtetëror të Regjistrimit ka theksuar se qasja e institucioneve tregon se nuk ka gatishmëri për organizimin e regjistrimit si një operacion transparent. “Unë që një ditë para nisjes së cenzusit u tërhoqa për shkak se vlerësova se nuk jemi të përgatitur për të realizuar këtë operacion. Nuk kishte mirëbesim politik dhe vullnet politik për të realizuar cenzusin. Nuk mund të arrihet mirëbesim kur Enti Shtetëror i Statistikave dhe sektorët e saj nuk ka asnjë shqiptarë në detyrë udhëheqëse. Unë mendoj se me këtë garniturë aktuale politike, Maqedonia nuk ka kapacitet të organizoj census”, është shprehurt kohë më parë profesori për çështje ekonomike dhe sociale, Bexheti.

Qeveria vazhdon të heshtë dhe të mos ndërmarrë asnjë iniciativë për organizimin e regjistrimit. Nuk ka sinjale se do të organizohet ky operacion edhe gjatë vitit 2017 apo 2018. Faktori ndërkombëtarë gjithashtu ka kërkuar organizimin e regjistrimit në vend, pasi që Maqedonia është vendi i vetëm në rajon pa regjistrim. Për Asamblenë Parlamentare të KE-së është e pazakonshme prania e 1,8 milionë votuesve në një vend që numëron më shumë se 2,1 milionë banorë. Por edhe Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe institucionet e tjera ndërkombëtare kanë kërkuar census të ri për të pasur një pasqyrë reale mbi të gjitha zhvillimet në këtë vend. (INA)

/D.Xh/