Çfarë po bën BE? Emigrantët përballen me dimër vdekjeprurës në Greqi

Publikuar më 02. 12. 2017 nga Dionis Xhafa

Emigrantët që vijnë nga Lindja e Mesme dhe nga zona në luftë janë duke u përballur me një dimër të ashpër dhe vdekjeprurës në Greqi. Organizatat bamirëse kanë bërë thirrje që të ndalohen vrasjet e emigrantëve. Ndërsa është duke ardhur dimri, qeveria greke duhet të marrë masa parandaluese që të mos ketë tragjedi të mëdha në lidhje me ata emigrantë që kanë shkuar në ishujt grekë. Në fakt, edhe BE ka bërë një gabim, teksa në shpërndarjen që iu ka bërë emigrantëve tha se do ketë shpërndarje të barabartë të njerëzve nëpër vende të ndryshme anëtare të Bashkimit Europian, por se vetëm Greqia dhe Italia janë duke mbajtur barrën më të rëndë, shkruan “The Independent”.

Kryeministri grek Aleksis Tsipras tha se duhet që të ketë kushte më të mira për emigrantët dhe se qeveria e tij do të përpiqet për diçka të tillë.   “Kjo mbetet një çështje jete dhe vdekjeje”, tha Jana Frey, drejtoresha e Greqisë për Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit. “Nuk ka absolutisht asnjë justifikim për kushtet në ishujt tani – mijëra njerëz të mbushur me njerëz të mbipopulluar dhe shumë të varfër.”

 /D.Xh/