×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

”Çfarë nuk tha Manastirliu”, ekspertja e PD tek ‘COVID-2’: Zbatoni masat e Bashës të paktën për fushën e shëndetësisë

Ekspertja e PD për Shëndetësinë, Liljana Ramasaçi ka denoncuar tek spitali ‘Shefqet Ndroqi’ se për shkak të mbingarkesës së sistemit shëndetësor, pacientë me COVID-19 nuk po çohen më tek Infektivi por tek Urgjenca e Sanatoriumit bashkë me pacientë të painfektuar.

Ramasaçi thekson se kjo gjë ka nisur prej mbrëmjes së kaluar dhe se kjo është pjesë e papërgatitjes së Ministrisë së Shëndetësisë.

Po ashtu ajo kujton se sot Manastirliu nuk tha se Infektivi është tejmbushur, skaneri nuk funksionon si dhe drejtori i Sanatoriumi ‘zhduket’ në momente emergjente.

DEKLARATË E EKSPERTËS SË SHËNDETËSISË PRANË PD, LILJANA RAMASAÇI

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shfaqi sot gjithë arrogancën e pushtetit, që nuk ka asnjë ndjeshmëri për njerezit e mbushur me halle dhe probleme shendetesore.

Natyrisht, askush nuk pret të vertetën nga një ministre dhe një qeveri që, në vend qe të mundesoj nje shërbim shendetesor cilësor, bëri tendera sekretë për letra higjenike dhe bleu vetëm 5 aparatura respiratre kineze gjate kohes se pandemise.

Por çfarë nuk tha sot Ogerta Manastirliu në atë shfaqje të sforcuar tek spitali infektiv ?

• E para që nuk tha është tejmbushja e spitalit infektiv dhe se prej dites se djeshme urgjencat shkojnë te gjitha në spitalin e senatoriumit.

• E dyta që nuk tha është se ne spitalin infektiv, skaneri mjeti kryesor i punës, eshte jashtë funksionit.

• E treta që Ogerta Manastirliu nuk tha është largimi në drejtim të paditur i drejtorit të senatoriumit ne momentet e situates se emergjences.

Sot, kur qytetarët kanë nevojë të dinë të vërtetën, në mënyrë që të mos përfundojnë si Lutfiu i ndjerë, Ogerta Manastirliu dhe Edi Rama zgjedhin të sulmojnë opozitën që ngre zërin për shqetësimin e qytetarëve.

As Ogerta Manastirliu dhe askush tjetër, nuk mund të mohojnë se mbrëmë, të sëmurë me COVID, nuk janë shtruar tek spitali infektiv, por tek Urgjenca e Senatoriumit, bashkë me pacientë të painfektuar.

Kjo nuk është një shenjë e përgatitjes siç pretendon Ministrja e tenderave sekretë dhe e premtimeve boshe.
Shtrimi në urgjencë i të sëmurëve me COVID, do të thotë keqmenaxhim i situatës nga Ministrja e Shëndetësisë dhe qeveria e saj.

Ky kaos ka në bazë paaftësinë e Ministres së Shëndetësisë dhe të Kryeministrit për të menaxhuar situatën. Problemi i tyre jane zgjedhjet dhe, përmes propagandës së pamëshirshme, kanë vënë në lojë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Gjobat për maskat nuk janë masë që parandalojne virusin apo e kurojne atë.
I bejme thirrje perseri per zbatimin e masave te propozuara nga kreu i opozitës. Nëse jo për të gjitha fushat, të paktën për shëndetësinë!
Jeta dhe shëndeti i qytetarëve vlen më shumë se karrigia e Kryeministrit dhe Ministres së Shëndetësisë!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Jam ndjerë si kokë pa turp”, shërohet nga COVID-19 George Frendo

“Jam ndjerë si kokë pa turp”, shërohet nga COVID-19 George Frendo

Publikuar më 29.11.2020
Arqipeshkvi George Frendo, ka mundur të fitojë betjën me COV...

Arqipeshkvi George Frendo, ka mundur të fitojë betjën me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, teksa shprehet se  shumë shpejt do të kthehet pranë besimtarëve të tij, pas një periudhe shkëputje, për shkak të infektimit nga Covid 19. Më tej ai shkruan ka qenë një eksperiencë e dhimbshme, ndërkohë që falënderon […]

Lexo më shumë

Infektohet me COVID-19 një tjetër kujdestare në Shtëpinë e Foshnjës në Vlorë

Infektohet me COVID-19 një tjetër kujdestare në Shtëpinë e Foshnjës në Vlorë

Publikuar më 29.11.2020
Një tjetër kujdestare në Shtëpinë e Foshnjës në Vlorë, rezul...

Një tjetër kujdestare në Shtëpinë e Foshnjës në Vlorë, rezulton të jetë prekur me COVID-19, duke e çuar në gjashtë numrin e të infektuarve në këtë institucion. Ndërkohë pritet përgjigja e 3 punonjësve të tjera, të cilat kanë shfaqur simptoma të COVID-19. Sakaq, qarku i Vlorës vazhdon të raportoi shifra të larta me virusin e […]

Lexo më shumë

Tentoi të vriste 27-vjeçarin pas një konflikti, policia rrethon lokalin në Berat, arrestohet autori

Tentoi të vriste 27-vjeçarin pas një konflikti, policia rrethon lokalin në Berat, arrestohet autori

Publikuar më 29.11.2020
Një 28-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi ka tentuar t...

Një 28-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi ka tentuar të qëllojë me armë zjarri një person. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrim” të Beratit, ku dy shtetasit janë konfliktuar me njëri-tjetrin. “Shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën, pasi shtetasi H. Z., […]

Lexo më shumë

Prej ditësh i shtruar te “Shefqet Ndroqi”, humb jetën efektivi i policisë (Emri)

Prej ditësh i shtruar te “Shefqet Ndroqi”, humb jetën efektivi i policisë (Emri)

Publikuar më 29.11.2020
Një efektiv i policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë së ...

Një efektiv i policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit ka humbur jetën në betejën me Covid-19. Burime zyrtare konfirmuan se Inspektor Banush Ferhati, 57 vjeç mëngjesin e kësaj të diele ndërroi jetë në Spitalin “Shefqet Ndroqi” ku ishte shtruar në mes javë. Ferhati ishte baba i tre fëmijëve dhe kishte 23 vite punë […]

Lexo më shumë

Spektakolare/ Niagara në Kanada “ngjyroset” kuqezi në nder të ditës së Pavarësisë së Shqipërisë (VIDEO)

Spektakolare/ Niagara në Kanada “ngjyroset” kuqezi në nder të ditës së Pavarësisë së Shqipërisë (VIDEO)

Publikuar më 29.11.2020
Me rastin e përvjetorit të 108-të të Pavarësisë së Shqipëris...

Me rastin e përvjetorit të 108-të të Pavarësisë së Shqipërisë ujëvara e Nigarës ka marrë ngjyrat e flamurit kombëtar kuqezi. Përmes një postimi në “Facebook” ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça, shkruan se simboli i vendit, mori ngjyrat kuqe e zi në nderim dhe respekt të 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si edhe Muajit […]

Lexo më shumë

Humb kontrollin e automjetit, aksidentohet drejtuesja e “Volkswagen”

Humb kontrollin e automjetit, aksidentohet drejtuesja e “Volkswagen”

Publikuar më 29.11.2020
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në shëtitor...

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në shëtitoren Lungomare, në Vlorë. Makina me targë “AA068VX” kishte drejtuese një femër, e cila ka humbur kontrollin e mjetit e më pas është përplasur me bordurën e shëtitores. Makina ka pësuar dëme në pjesën anësore dhe të përparme, ndërsa drejtuesja është dërguar  në spital, por fatmirësisht ndodhet […]

Lexo më shumë

Zëri i Amerikës: Bien rastet me Covid në Shqipëri, por vdekjet janë të larta. Shqetësuese situata në spitale

Zëri i Amerikës: Bien rastet me Covid në Shqipëri, por vdekjet janë të larta. Shqetësuese situata në spitale

Publikuar më 28.11.2020
Në Shqipëri, rastet e reja me koronavirus, po vijnë duke u u...

Në Shqipëri, rastet e reja me koronavirus, po vijnë duke u ulur, ndërsa numri i vdekjeve mbetet i lartë e po ashtu shqetësuese është dhe situata në spitale e veçanërisht me të sëmurët në gjendje të rëndë. Në 24 orët e fundit autoritetet njoftuan për 16 persona të cilët kanë humbur jetën: 6 qytetarë nga […]

Lexo më shumë

Mjekja e Infektivit përlotet live në tv: Vendimi për të intubuar një pacient, jo i lehtë

Mjekja e Infektivit përlotet live në tv: Vendimi për të intubuar një pacient, jo i lehtë

Publikuar më 28.11.2020
Mjekja infeksioniste Entela Kolovani, e cila prej muajsh qën...

Mjekja infeksioniste Entela Kolovani, e cila prej muajsh qëndron në vijën e parë të frontit të luftës përballë koronaivirusit, sjell rrëfime që i përjeton çdo ditë nga brenda spitalit COVID1. Mes emocionesh dhe e prekur nga beteja e përditshme, Kolovani në një intervistë përballë gazetares Nisida Tufa në ‘Kjo javë’ në ‘News24’ tregoi se si […]

Lexo më shumë