Çfarë nuk shkon me kreun e BE-së? Juncker nuk mundet të ecë (VIDEO)

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker shfaqi probleme shëndetësore gjatë Samitit të NATO-s.

Drejtuesi i lartë i BE-së u shfaq teksa pengohej dhe humbiste disa herë balancën në të ecur, gjatë mbrëmjes gala të së mërkurës.

Kësisoj disa nga krerët e qeverive, si kryeministri Zaev i dhanë një dorë Juncker-it në mënyrë që të ngjiste shkallët dhe të ecte.

Kryeministri portugez Antonio Costa tha se Juncker i kishte treguar se vuante nga dhimbjet në shpinë. 63-vjeçari Juncer ka deklaruar se ai ka ndonjëherë dhimbje të nervit shiatik.

“Nuk ka probleme serioze shëndetësore, me sa kam dijeni, por herë pas here ndjen dhimbje në shpinë”, konfirmoi edhe kryeministri i Holandës Rutte.

Ja videoja e postuar nga “Zëri i Amerikës”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet