×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse infektoheni njëkohësisht me Covid 19 dhe me grip

Ndërsa mjekët janë të shqetësuar për shtimin e rasteve me koronavirus dhe afrimit të sezonit të gripit që mund të mbingarkojë sistemin e kujdesit shëndetësor, amerikanët duhet të luftojnë me një mundësi tjetër: luftimin e të dy viruseve në të njëjtën kohë.

“Ju mund të sëmureni nga gripi dhe COVID-19 në të njëjtën kohë, gjë që mund të jetë katastrofike për sistemin tuaj imunitar”, tha Adrian Burrowes, një mjek familjar në Florida.

Në fakt, infektimi me njërin virus, kjo mund të ju bëjë më të prekshëm ndaj virusit tjetër, tha epidemiologia Seema Yasmin.

“Nëse infektoheni nga gripi apo disa viruse të tjera të frymëmarrjes, sistemi juaj imunitar do të dobësohet”, tha Yasmin.

“Sistemi ynë imunitar do të dobësohet dhe kjo do të ju bëj të pambrojtur ndaj një infektimi të dytë”, shtoi ajo.

Nëse sëmureni me COVID-19 dhe grip, mushkëritë do të dëmtohen më shumë, duke shkaktuar pneumoni, lëng në mushkëri ose probleme të organeve të frymëmarrjes, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

“Infektimi me të dy viruset njëkohësisht, do të rriste rrezikun e efekteve afatgjata tek organet”, tha Michael Matthay, mjek dhe një specialist i kujdesit kritik në Universitetin e Kalifornisë, San Francisco.

Është ende shumë herët për të ditur saktësisht se çfarë efekti mund të ketë në trup nëse sëmureni me të dyja viruset. Por Matthay dyshon se potenciali për të shkaktuar pneumoni do të ishte më i madh nëse jemi të infektuar me grip dhe koronavirus.

“Të dy viruset së bashku mund të jenë më të dëmshëm për mushkëritë dhe mund të shkaktojnë probleme të rënda në frymëmarrje,” tha ai.

Problemet në frymëmarrje nuk do të thotë që mushkëritë do të ndalojnë së funksionuari. Do të thotë që mushkëritë nuk qarkullojnë oksigjen të mjaftueshëm në gjak.

Si mund ta kuptoj nëse kam Covid-19 ose grip (ose të dy)?

“Simptomat e gripit dhe Covid-19 janë shumë të ngjashme, kështu që është e vështirë të kuptosh nga cili virus vuan”, tha Leonard Mermel, drejtor për Departamentin e Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Infeksionit në Spitalin Rhode Island. Si gripi, ashtu edhe Covid-19 kanë ethe, kollë, gulçim, lodhje dhe dhimbje fyti.

“Disa njerëz mund të kenë të vjella dhe diarre, megjithëse kjo është më e zakonshme tek fëmijët sesa tek të rriturit,” tha CDC.

Por ndryshe nga gripi, Covid-19 mund të shkaktojë humbje të nuhatjes ose shijes. Kështu që mënyra më e mirë për të zbuluar nëse keni koronavirus apo grip (ose të dyja) është të testoheni.

CDC ka krijuar një test që zbulon të dy viruset. Agjencia tha se po vazhdon të prodhojë dhe të shpërndajë këto teste.

Si mund ta shmang infektimin me grip dhe Covid-19?

Përdorni maskë dhe ruani distancën sociale. Zyrtarët shëndetësorë kanë theksuar rëndësinë e maskave dhe distancimit fizik nëse amerikanët duan të mbajnë në kontroll Covid-19 dhe të ringjallin ekonominë.

Me afrimin e sezonit të dimrit, masa të tilla mund të “na mbrojnë dyfish nga të dy ato viruse”, tha Yasmin. Në Australi, për shembull, numri i rasteve të konfirmuara me grip ra nga 61,000 në Gusht 2019 në 107 raste këtë vit.

Por në SHBA, disa njerëz po shqetësohen për përdorimin e maskave dhe distancimin shoqëror. Dhe ky është një problem i madh, tha Jeanne Marrazzo, drejtore e Divizionit të Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Alabama në Birmingham.

Vaksinohuni kundër gripit. Por rreth gjysma e amerikanëve nuk vaksinohen kundër gripit.

Pediatrit kanë deklaruar se është e rëndësishme për foshnjat 6 muajsh që të vaksinohen para fundit të tetorit.

“Vaksinimi në kohë i gripit është shumë i rëndësishëm”, tha akademia Amerikane e Pediatrisë . Vaksinimi kundër gripit mund të ndihmojë gjithashtu shumë më tepër njerëz sesa vetëm veten tuaj, tha imunologia Susan Bailey.

“Duke qenë se spitalet do të jenë shumë të mbingarkuar nga pacientët me Covid-19, një vaksinë kundër gripit mund të ndihmojë në uljen e ngarkesës në sistemin e kujdesit shëndetësor, tha Bailey.

Rreth 140,000 deri në 810,000 amerikanë shtrohen në spital nga gripi çdo vit, sipas CDC. Dhe numri i shtrimeve në spital për shkak të Covid-19 pritet të rritet më shumë se 150% deri më 1 dhjetor.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

(Video) Politikani zbulon mënyrën se si të luftohet virusi

(Video) Politikani zbulon mënyrën se si të luftohet virusi

Publikuar më 17.09.2020
Një politikan indian, i cili filmoi veten të ulur në një pel...

Një politikan indian, i cili filmoi veten të ulur në një pellg balte, pretendon se me këtë mënyrë koronavirusi mund të dalë nga trupi i tij. Sukhbir Singh Jaunapuria, deputet nga shteti verior i Rajasthan, ishte midis 24 deputetëve që dolën pozitivë për virusin më 14 shtator, njoftoi media lokale. Një muaj para diagnozës, ai […]

Lexo më shumë

Urinoi mbi trofeun prestigjioz/ Twitter, bllokon llogarinë e reperit Kaney West

Urinoi mbi trofeun prestigjioz/ Twitter, bllokon llogarinë e reperit Kaney West

Publikuar më 17.09.2020
Platforma e njohur sociale Twitter, ka blloguar llogarinë pe...

Platforma e njohur sociale Twitter, ka blloguar llogarinë personale të reperit të njohur amerikan Kanye West. Shkak është bërë postimi i numrit të telefonit të një redaktori të Forbes menjëherë pasi postoi imazhe në platformën e kandidatit presidencial që pretendon se janë faqet nga kontratat e tij të regjistrimit me Universal Music Group. Twitter ndaloi […]

Lexo më shumë

Diplomacia e Vaksinave/ Si Kina po tejkalon Amerikën në prodhimin e vaksinës

Diplomacia e Vaksinave/ Si Kina po tejkalon Amerikën në prodhimin e vaksinës

Publikuar më 17.09.2020
Kur bëhet fjalë për vaksinat, vendimi më i mirë për çdo komb...

Kur bëhet fjalë për vaksinat, vendimi më i mirë për çdo komb të vetëm do të varet nga vendimet dhe veprimet e kombeve të tjerë. Pra, politikat e vaksinave nuk mund dhe nuk duhet të bëhen të veçuara – që do të thotë, siç dëshiron të thotë interneti, se është koha për disa teori lojërash. […]

Lexo më shumë

Video/ Emigrantët heqin tmerrin për të kaluar në europë, bëjnë transplantin e veshkës

Video/ Emigrantët heqin tmerrin për të kaluar në europë, bëjnë transplantin e veshkës

Publikuar më 15.09.2020
Një investigim i gjigandit britanik BBC ka treguar se si një...

Një investigim i gjigandit britanik BBC ka treguar se si një grup trafikantësh të organeve realizonte transplantin e veshkave. Një prej këtyre personave tha se banda e tij kryen 20-30 transplantime të paligjshme të veshkave çdo javë. Veshkat shiten kryesisht nga emigrantë dhe refugjatë afrikanë të cilët po përpiqen të mbledhin para për të kaluar […]

Lexo më shumë

Kina e ka gati vaksinën në muajin nëntor

Kina e ka gati vaksinën në muajin nëntor

Publikuar më 15.09.2020
Banorët kinezë mund të fillojnë të marrin vaksinat kundër CO...

Banorët kinezë mund të fillojnë të marrin vaksinat kundër COVID-19 që nga nëntori, vuri në dukje një ekspert nga Qendra Kineze për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Wu Guizhen, eksperti kryesor i biosigurisë nga CDC i Kinës, tha se Kina ka udhëhequr botën në kërkimin dhe zhvillimin e një vaksine kundër COVID-19. Nëntë vaksina kanë […]

Lexo më shumë

Zbulimi i ri/ Shkencëtarët thonë se mund të ketë jetë në retë mbi planetin Venus

Zbulimi i ri/ Shkencëtarët thonë se mund të ketë jetë në retë mbi planetin Venus

Publikuar më 14.09.2020
Një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve thotë se ata kanë gjet...

Një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve thotë se ata kanë gjetur molekula fosfine në retë mbi Venus – një shenjë e mundshme e jetës. Gjetjet u botuan në revistën Nature Astronomy të hënën dhe tregojnë mundësinë e jetës ajrore rreth 50 kilometra mbi sipërfaqen e Venusit, planetit të dytë nga Dielli dhe me madhësi të ngjashme […]

Lexo më shumë

Skandali/ Zytarët europianë nuk e dinë se ku ndodhet Kisha e Shën-Sofisë, ngatërrojnë Truqinë me Qipron

Skandali/ Zytarët europianë nuk e dinë se ku ndodhet Kisha e Shën-Sofisë, ngatërrojnë Truqinë me Qipron

Publikuar më 14.09.2020
Eurodeputetët e Syriza-s i kanë dërguar një letër ankese she...

Eurodeputetët e Syriza-s i kanë dërguar një letër ankese shefes së Komisionit të BE-së Ursula Von der Leyen dhe Presidentit të Parlamentit të BE-së, David Sassoli pasi shërbimet e ekzekutivit thanë në një përgjigje zyrtare me shkrim se kisha Hagia Sophia e Stambollit është… në Qipro. Eurodeputetët thanë se ishte e papranueshme që Komisioni nuk […]

Lexo më shumë

Plas sherri mes burrit dhe gruas në plazh, turistët filmojnë momentin (Video)

Plas sherri mes burrit dhe gruas në plazh, turistët filmojnë momentin (Video)

Publikuar më 13.09.2020
Një sherr banal ka plasur me një burri e një gruaje në plazh...

Një sherr banal ka plasur me një burri e një gruaje në plazh. Video është bërë virale në rrjetet sociale, ku dy turistët përballen fizikisht me njëri tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në një plazh të Malit të Zi dhe videoja fillon me një burrë që godet grua në fytyrë, e kjo e fundit hakmerret duke […]

Lexo më shumë