Çfarë ka ndodhur më 8 shtator?

1504 – “David” i Mikelanxhelos zbulohet në sheshin e Firences. Statuja prej mermeri – 5 m e 17 cm e lartë – paraqet një mashkull në këmbë lakuriq i cili përfaqëson heroin biblik David. Statuja u zhvendos në Galerinë e arteve të Firences në vitin 1873, dhe u zëvendësua me një kopje.

1760 – Forcat britanike marrin Montrealin dhe Franca humbet të gjitha pretendimet ndaj Kanadasë.

1909 – Kongresi i Elbasanit vendos hapjen e shkollës së parë të mesme shqipe e njohur si “Normalja (Pedagogjike) e Elbasanit. Drejtor caktohet Luigj Gurakuqi. Mësimet fillojnë me 1 dhjetor.

1941 – Trupat gjermane fillojnë rrethimin e Leningradit, që do të zgjasë 872 ditë.

1943 – Komandanti i forcave aleate, gjeneral Dwight D. Eisenhower shpall publikisht armëpushimin me Italinë.

1954 – Kina emëron një ambasador në Shqipëri. Dy vendet arrijnë edhe disa marrëveshje në fusha të ndryshme. Gjithashtu, Koreja e Veriut cakton ambasadorin e saj në Tiranë.

1966 – Rrjeti NBC fillon transmetimin e serialit televiziv Star Trek që vazhdoi për disa dekada.

1974 – Presidenti amerikan Gerald Ford fal ish-presidentin Riçard Nikson për çdo krim që mund të kishte kryer gjatë periudhës në detyrë.

1991 – Republika e Maqedonisë bëhet e pavarur. Çështja e emrit të saj vazhdon të kundërshtohet nga Greqia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet