Çfarë ka mbetur pas tragjedisë së Notre Dame (Foto)

Pasditen e ditës së djeshme një zjarr ka përfshirë katedralen historike të Notre Dame të Parisit. Një zjarr masiv ka shkrumbuar katedralen duke lënë një komb që mban zi për shkatërrimin e “epiqendrës” kulturore të Francës.

U deshën plot 9 orë punë që zjarrfikësit të mund të vinin nën kontroll zjarrin që përfshiu pjesën e sipërme të katedrales së Notre Dame dhe menjëherë autoritetet franceze nisën hetimin për shkaqet e përfshirjes në zjarr të ndërtesës historike.

Me qindra zjarrfikës luftuan me zjarrin me orë të tëra për të ndaluar shkatërrimin total të monumentit, ndërsa presidenti Macron premtoi rindërtimin e saj pas lajmit të mirë që struktura e Notre Dame nuk ishte shkatërruar.

Ndërkohë, ekipet garuan për të rimarrë thesaret që mund të kishin mbetur nga kryevepra 850 vjeçare gotike, të cilat kanë rëndësi të madhe fetare dhe ndërkombëtare.

Vëmendja po fillon të kthehet në atë që se çfarë mund të ketë shkaktuar fatkeqësinë.

Zyra e prokurorëve të Parisit tha se policia do të kryejë një hetim për “shkatërrimin e pavullnetshëm të shkaktuar nga zjarri”, duke treguar se autoritetet aktualisht po e trajtojnë flakën si një aksident tragjik dhe jo zjarrvënie apo terrorizëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet