“Çfarë janë, babë e bijë?”, komentuesit “masakrojnë” modelen shqiptare (Foto)

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, është sulmuar keqas nga komentuesit në rrjetin social “Instagram” pasi publikoi një foto me bashkëshortin e saj.

Aktualisht Emina është me pushime në Aspen të Kolorados në SHBA, ku edhe ka preferuar të bëj publike një foto me bashkëshortin e saj, i cili është 10 vite më i madh. Pikërisht ky fakt ka bërë që një mori komentesh, aspak pozitive të shpërthejnë në “Instagramin” e saj.

“Më falni ca janë, babë e bijë apo bashkëshortë?”, shkruan një nga komentuesit. Ndërsa një tjetër i thoshte, “Ka ndryshuar përralla, është e bukura dhe pasaniku.”

Por Emina nuk ia ka përtuar asnjërit, dhe ua kthen përgjigjet me të njëjtën monedhë.

“E ti këtë në foton tënde çfarë e ke? Gjysh?”, – i thotë modelja komentuesit që i quajti ata babë e bijë.

Kujtojmë se Emina Çunmulaj dhe bashkëshorti i saj miliarder, Sam Nazarian, janë martuar në vitin 2015 dhe janë prindër të dy vajzave të vogla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Edhe unë

Koço Kokëdhima Nisma #Edheunë, e frymëzuar nga deklarata e mjeshtrit të mirënjohur Bujar Kapexhiu për të bojkotuar 30 qershorin, prej ditësh…

Abissnet