Historike, goli i Manzukiç çon Kroacinë në finale (FOTO/ VIDEO)

Foto 1 nga 6 Pas Para

Pak do ta kishin besuar në fillim të Botërorit, por Kroacia do të sfidojë Francën në finalen e madhe të 15 korrikut.

“Hirushja” e Botërorit ia doli të “rrëmbejë” një fitore të madhe 2-1 mbrëmjen e sotme, në gjysmëfinalen përballë Anglisë.

Ballkanasit iu falën golit të Mario Manzukiç, i cili shënoi golin e përmbysjes në minutën e 109’ të takimit, duke çuar peshë zemrat e tifozëve kroatë.

Një përballje drithëruese rezultoi ajo e luajtur në stadiumin “Luzhniki” të Moskës, ku të dyja ekipet provuan të shkruajnë historinë, por fati qe në anën e ekipit të Daliç.

Pjesa e dytë

Një gol i Ivan Perisiçit në minutën e 68′ të takimit ka rihapur gjysmëfinalen Kroaci-Angli, duke i barazuar shifrat në 1-1.

Duhet theksuar se të besuarit e Daliç u hodhën në sulm pjesën e dytë, duke e kërkuar me ngulm golin e baraspeshës.

Kroacia pati një tjetër rast të artë për të dyfishuar shifrat në minutën e 72′, por goditja e Perisiç këtë radhë gjeti shtyllën.

Mandej Rebiç u përpoq të gjejë rrjetën por goditja e tij u prit nga portiari Pickford.

Pjesa e parë

Anglia e Southgate është një hap larg finales së Botërorit, pasi ka mbyllur me avantazhin 0-1 pjesën e parë të gjysmëfinales përballë Kroacisë.

Kanë mjaftuar 5 minuta lojë që “Tre Luanët” të ndezin festën në stadiumin “Luzhniki” të Moskës.

Ishte mbrojtësi Kieran Trippier që ekzekutoi në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi duke ngritur peshë zemrat e tifozëve anglezë.

Ballkanasit e drejtuar nga Daliç kanë provuar disa herë të dalin në sulme të rrezikshme, por pa gjetur rrugën e rrjetës.

Fillimisht ka qenë Rebiç në minutën e 21’ dhe Perisiç në të 23-tën, me goditje të bukura jashtë zone.

Kroacia provoi sërish në minutën 31’, ku goditja e Perisiç bllokohet nga mbrojtja, ndërsa goditjen e radhës e pret në dy kohë Pikford.

Ishullorët u përpoqën të dyfishonin në minutën në minutën e 36’, por Lingard shpërdoron një mundësi të artë në hyrje të zonës.

Kroacia vjen në këtë gjysmëfinale pas dy fitoreve sfilitëse me penallti kundër Danimarkës dhe Rusisë. Ndërkohë “Tre Luanët” ia dolën të mbërrinin në katërshe falë fitores së pastër 2-0 ndaj Suedisë.

Formacionet zyrtare

Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Vida, Striniç, Lovren, Perishiç, Rakitiç, Modriç, Brozoviç, Manxhukiç, Rebiç.
Trajner: Z. Daliç

Anglia: Pikford, Uollker, Stouns, Meguajr, Tripier, Jang, Henderson, Lingard, Dele Alli, Kejn, Sterling.
Trajner: G. Sauthgejt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet