Çfarë fshihet pas shkarkimit të Afrim Qendros nga ARRSH-ja?

Përmes një postimi në “Facebook”, deputeti i PD Agron Shehaj ka zbuluar “të vërtetën” tjetër të shkarkimit të kreut të ARRSH-së Afrim Qendro, pas zbulimit të skandalit të Unazës së Madhe.

Shehaj shkruan se Afrim Qendro nuk është hequr nga puna por është bërë zëvendës drejtor i ARRSH dhe vazhdon të bëjë ligjin.

Sipas deputetit Shehaj, kjo është prova se hajduti i 18 milionë eurove të projektit të Unazës dhe 12 milionëve të OST-së është kryeministri Edi Rama.

Statusi i Shehaj

Afrim Qendro nuk është hequr nga puna, thjesht ka ndryshuar titullin nga Drejtor në Zv. Drejtor të përgjithshëm të ARRSH-së ku ai vazhdon të bëjë ligjin.

Duhet të ishte në burg, por është shpërblyer me pushtet, edhe pse për fasadë ia ulën pak titullin. Mjafton ky fakt për të kuptuar që hajduti i vërtetë i 18 milionë eurove të projektit të Unazës (dhe 12 milionë të tjerave të OST-së) është Edi Rama.

Afrim Qendro e të tjerët ishin thjesht ndihmesa në krim. Ndaj Edi Rama nuk i lëshon dot menjëherë, por i mbron dhe i mbështet, sepse po mbron veten.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet