Çfarë bëjnë ish-duhanpirësit kur ju pihet cigare? Ja këshillat

Njerëzit kur lënë duhanin bëhen shpesh të mërzitshëm pasi e mbajnë mendjen aty dhe ndihen shumë të shqetësuar.

Në një anketë me njerëz të cilët e kanë lënë duhanin para një viti dhe më tepër janë mbledhur disa këshilla se çfarë duhet të zbatojë ish duhanpirësi për të mos ia nisur duhanin përsëri.

Ndihma e aplikacionit

Unë e kam lënë duhanin para më shumë se një viti, gjegjësisht para 497 ditëve. Tani kam shumë rrallë kriza edhe atë kryesisht kur bëjë diçka që ka qenë shumë e lidhur me duhan, për shembull kur pijë “Red Bull”. Ai të tregon se sa ditë të ka kaluar prej cigares së fundit, sa para ke kursyer dhe sa gjatë do të jetosh. Kur e kam shumë vështirë hyjë në atë aplikacion dhe mendoj se sa keq do të ishte që pas 500 ditëve pa cigare të kthehem përsëri në zero.

Vrapimi

E kam lënë duhanin para më shumë se dy vite. Rrallë  me vjen dëshira e madhe për ta ndezur një dhe ta pi me një frymë. E di se do të isha penduar sikur ta bëja këtë dhe në vend të cigares unë bëj një vrap rreth ndertesës. Kam provuar të mendoj në mënyrë racionale për ato gjëra të cilat i për mua mjafton pasi lodhem dhe e harroj cigaren.

Ndihma e farave

Kam filluar të pijë duhan në shkollë të mesme, Tani i kam 23 vjet dhe nuk pijë duhan gati tri vite. E kam lënë në moshën 19 vjeçe, por ky proces ka zgjatur sepse nuk e kam lënë menjëherë por kur më vinte ndonjëherë për të pirë mund të haj fara nuk kam varësi prej nikotinës, por shprehia ka mbetur dhe ndonjëherë më kap kriza. Atëherë i qërojë farat sepse kam nevojë që ta bartë vëmendjen diku tjetër. Vërtet, pak mu është rritur pesha pasi që e kam lënë duhanin. Mu shfaqë oreksi më i madh, por edhe shija është më e mirë, më është kthyer ndjenja e shijes.

Ndihma e meditimit

Kam qenë duhanpirës gati 15 vite, dhe e kam lënë para një viti. Meditimin e kam filluar pas disa muajsh dhe meditoja 10 minuta çdo ditë, dhe tani këtë e bëjë së paku 20 minuta në ditë. Kur jam nën stres, që mund të jetë edhe nga kriza për cigare, meditojë në mëngjes dhe në mbrëmje dhe vërtet ndihem sikur më ndihmon./D.B/

 

Të tjera

Abissnet