Çështja e CEZ dhe dëshmia në Prokurori, Genc Ruli: Proces i montuar politikisht

Publikuar më 13. 02. 2018 nga Dionis Xhafa

Ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, ka folur sot mbi hetimet për privatizimin e CEZ dhe dëshminë e tij në Prokurori. Në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “Neës24”, Ruli tha se procesi i nisur së fundmi për këtë çështje i iniciuar politikisht. Kujtojmë se disa ditë më parë, Ruli u paraqit në Prokurorinë e Tiranës, për të dhënë shpjegime për aferën CEZ. Në studion e “Neës24”, Ruli do të flasë edhe për reformën në drejtësi, si dhe raportin me Bashën e Berishën.

Sa i takon çështjes CEZ, kujtojmë se dosja u mbajt për afro dy vite në duar nga prokuroria e Tiranës dhe në përfundim firmosi për pushimin e çështjes. Pak javë më parë, gjykata vendosi ta shfuqizojë vendimin e organit të akuzës dhe ta kthejë sërish çështjen për hetim, duke lënë detyra konkrete për grupin hetimor. Në këtë kuadër, krahas marrjes së dëshmisë së Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Berisha, prokurorët e panë të nevojshme të thërrasin për sqarime edhe ish-ministrin Ruli, emri i të cilit u përmend nga dëshmitari Romeo Kara. Veprimet hetimore për këtë çështje, po zhvillohen në sekret të plotë dhe larg vëmendjes së medias, e kjo duket nga fakti se prokuroria po shfrytëzon orët e vona të mbrëmjeve, me shpresën për të hedhur dritë mbi aferën korruptive.

INTERVISTA

Për çështjen e CEZ, prokuroria ka thirrur edhe ish-ministrin Ruli. Mund të na thoni ndonjë detaj çfarë thatë atje? Në parimin e drejtësisë që bëhet nuk më lejohet të flas detaje më tepër. Por mund të them se i përmbahem argumentit tim në lidhej me këtë çështje. Nëse ka një çështje CEZ që çohet në formë akuze, duhet të kemi parasysh kronikën , nuk është një reagim i partisë Socialiste që për faktin se konstaton gabime bën detyrën dhe denoncon rastin. Por KLSH e cilëson këtë një dëm të madh financiar, apo edhe se nuk janë mbrojtur interesat e shtetit. Por ata e rritën borxhin shumë herë më shumë, me pretendimin se trashëguan borxhe. KLSH pas hetimin ngre këtë akuzë, pas disa ditësh ke një kundërgoditje, ku Ministria e Industrisë dhe Energjetikës akuzon se privatizimi i CEZ ka qenë i keq, jo mbyllja. Të dyja çështjet u kaluan nga Prokuroria në Gjykatën e Lartë, e cila për secilin rast mori vendimin që për të dyja rastet nuk shihte vepra penale. Pastaj ka një rihapje që bëhet, për të hetuar si u mbyll marrëveshja, Komisioni Spaho, dhe më pas ngrihet një tjetër çështje për CEZ, nga Komisioni Balla. Dhe u kërkua të hetohen disa persona, unë nuk isha në listën e këtyre personave, por Prokuroria për historikun e gjithë kësaj historie e pa të arsyeshme që unë të jepja dëshminë time. Pretendohet se privatizimi i CEZ u bë nën influenca favorizuese nga disa ndërmjetës. Por historia është krejt ndryshe. Privatizimi i CEZ është tepër i suksesshëm i cilësuar i tillë edhe nga tre institucionet që nga shoqëruar gjatë gjithë procesit.

Qëndrojmë tek dëshmia juaj, dhe më pas ndalemi tek çështja CEZ…

Unë kam një vlerë të veçantë kur dëshmoj për këto fakte. Pasi është një procedurë që ka zgjatur dy vite e gjysmë. DI si është realizuar dhe konkluduar, apo kush kanë qenë aktorët.

Ka të reja në dëshminë tuaj?

Nuk ka të reja, të njëjtat gjëra kam dëshmuar. Tek një hetim nuk mund të kesh paragjykim, të thuash besoj apo jo. Është një proces i iniciuar politikisht.

A është proces politik apo vetëm i iniciuar politikisht?

Është herët për ta thënë këtë.