Cërrik, makina përfshihet nga flakët në ecje

Një makinë është djegur plotësisht sot pasdite. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjyralë të Cërrikut. Policia ka sqaruar ngjarjen. “Automjeti me targa AA 2012 BU, me drejtues shtetasin L.H, 29 vjeç, në ecje e sipër  është përfshirë nga flakët dhe si pasojë pati vetëm dëme materiale. Ndërsa drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar asnjë lëndim”, thuhet në njoftim.

Paraprakisht merret vesh se shkak për djegien e makinës ka qenë një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor ishte në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur gjithçka.

/D.Xh/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet