Centeno merr kryesimin e eurozonës: Kriza ka kaluar, nuk kemi mbaruar punë!

Presidenti i ri i eurozonës, portugezi Mario Centeno, me rastin e marrjes së detyrës nga paraardhësi i tij, holandezi Jeroen Dijsselbloem, ka premtuar me një vendosmëri të madhe se do të vazhdoj me zbatimin reformave të eurozonës. “Momentet që po na ofrohen, si politike ashtu edhe ekonomike, duhet shfrytëzuar në mënyrë që të përmbyllen reformat e kornizës institucionale që kemi në eurozonë,” tha ministri portugez i financave me rastin e ceremonisë së shkurtër në ambasadën portugeze në Paris.

“Kemi të bëjmë me bashkimin bankar, bashkimin e kapitalit të tregut dhe diskutimet që po zhvillojmë mbi buxhetin,” tha Centeno duke theksuar se është i motivuar që mandatin e tij 30 muajsh ta shfrytëzoj mirë. ”Kemi dal nga kriza, por duhet të pranojmë se puna ende nuk ka mbaruar,” tha ai duke shtuar se duhet të përgjigjemi në pritmshmëritë e qytetarëve dhe të ndërtojmë një eurozonë të fortë dhe rezistente.
Gjatë qëndrimit në Paris, Centeno është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrin Edouard Phillipe.
51 vjeçari Mario Centeno, është profesor i ekonomisë, i cili nuk kishte përvojë në politikë deri sa nuk u fut në qeverinë socialiste në vitin 2015, kur dhe u bë simbol i suksesit ekonomik të vendit të tij, i cili në atë kohë ishte një hallkë e dobët e eurozonës. I konsideruar si liberal dhe i qendrës, shumë shpejtë u bë njeri i rëndësishëm në qeverinë e kryeministrit Antonio Costa, i cili erdhi në pushtet duke ju falemnderuar aleancës me të majtën radikale e cila ishte e vendosur që të divorcohet me politikën e kursimit të së djathtës që ishte në pushtet. /A.P – Shekulli/

 

Të tjera

Dinamikat e punësimit

Nga Marsida Simo Punësimi është një çështje shumë e diskutuar prej kohësh, dhe sigurisht që do të ketë gjithmonë rëndësi…

Abissnet