×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Çdo polic është fytyra ime”, skandalet më të bujshme të Policisë së Shtetit

Policia e Shtetit është përmendur për skandale nga më të turpshme të cilat kanë bërë bujë në media. Institucioni që duhet të sigurojë rendin dhe të mbrojë qytetarët është denoncuar shpesh herë si subjekt i dhunës, i ngacmimeve seksuale apo edhe për mungesë koordinimi me institucione të tjera.

Po përmendim disa nga rastet më flagrante ku nuk ka munguar edhe reagimi i qytetarëve.

Dhuna e policisë ndaj aktivistëve që mbronin truallin e Teatrit Kombëtar

Protestat e qytetarëve për mbrojtjen e truallit të Teatrit Kombëtar sollën përplasje mes policisë dhe aktivistëve. Policia dhunoni qytetarët mes tyre edhe femra. Besimtarja myslimane Smeralda Çaça ishte një ndër gratë e dhunuara që u përballë me policinë nga momenti i shembjes së teatrit deri në komisariat. Çaça rrëfeu për “Shekulli”-n se si u përplas me policinë, si këta të fundit e ofenduan, duke dyshuar në besimin e saj dhe si ajo, edhe pse në një presion të madh, nuk e prishi agjërimi.

Bashkë me turmën u shpërngulëm tek pedonalja, pasi aty na u duk më i dobët kordoni i policisë për të depërtuar. Ne kërkonim që policia të na lejonte të hynim brenda, por ata kishin marrë urdhra dhe nuk e lejonin diçka të tillë.  Pati konfrontime fizike, djemtë u tërhoqën zvarrë. Në atë moment më grisën edhe bluzën, duke më larguar”, thotë ajo. Në këto momente, dhimbja fizike e kishte kaluar atë shpirtërore. “Po ndihesha e dobët dhe kisha nevojë për ajër. Godina e dytë nuk ishte shembur ende dhe po ecja me shpresën se nuk do të përsëritje veprimi siç ndodhi tek e para. Pati një revoltë nga disa gra protestuese kur policia po më kapte nga krahët duke më tërhequr, duke u thënë se isha me agjërim. Nuk po merrja dot frymë. U ula në tokë dhe disa policë urdhëruan që të vinin të më merrnin për të më çuar në komisariat”.

Dhuna e policisë ndaj 15-vjeçarit tek Parku i Liqenit

15-vjeçari Sarandi Çobo u dhunua nga efektivët e policisë rreth dy javë më parë te kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, kur kishte dalë të bënte xhiro me biçikletë bashkë me dy shokë të tij. Brenda disa orësh video u bë virale në të gjitha rrjetet sociale. Ndërsa u bënë publike fotot e të iturit, me shenjat e dhunës në trup. Ndërkohë ditën e djeshme në lidhje me ngjarjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, justifikoi dhunën e efektivëve duke treguar një video nga Facebook-u i nënës së të miturit e cila shfaqet me pistoletë në dorë. “Do iu shfaq një video të mamasë së tij, që të shikoni se nga çfarë familje vjen. Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Jo se dua të mbroj policinë, por duhet të jemi realistë dhe të ftohtë në gjykim”, tha Veliu.

Rasti i efektivit që preku në vende intime një vajzë gjatë detyrës

Video-skandali i një polici që preku në vende intime një vajzë gjatë detyrës u bë publik disa ditë më parë. Në video duket një patrullë e Policisë së Shtetit me targë AA 589 RR, që qëndron në mes të rrugës kur efektivi nis të preki vajzën, e cila mban veshur një kostum sportiv.

Policia e Shtetit reagoi pas ngjarjes duke pezulluar përfundimisht nga policia efektivin në fjalë.

Rasti i policit në Malësinë e Madhe që ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur

Një tjetër skandal në radhët e Policisë së Shtetit është regjistruar në zonës së Gruemirës në Malësinë e Madhe. Ish-polici u shfaq në një video intime duke ngacmuar një vajzë të mitur. Ndërsa vetë Berhan Bajrakurti, prind i katër fëmijëve tha pas publikimit të videos se i është cënuar privatësia dhe se as vetë nuk di si ato filmime.

“Mua më kanë vra për së gjalli. Më kanë kryqëzuar në mënyrën më të… Është një dorë shumë e zezë në Malësi të Madhe, e mirëorganizume, që ma stisi këtë gja që nuk është ndierë asnjëherë në këto zona. Është ba për të më goditur mua personalisht, për të ulur imazhin e Policisë së Shtetit”, tha Bajrakurti.

Përplasje mes Policisë së Shtetit dhe kryeministrit

Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e sotme se do të hiqen kufizimet e lëvizjes së këmbësorëve dhe automjeteve brenda zonave për të shtunën dhe të dielën, ndërsa njoftimi i Policisë së Shtetit po ditën e sotme thotë se ditën e diel nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në asnjë qytet.

Në dilemë edhe kësaj radhe mbeten qytetarët të cilët nuk dinë se si të veprojnë ditën e diel, nëse duhet të lëvizin apo jo.

Kujtojmë që edhe ditën e djeshme, ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu komunikoi masat e reja të cilat nisin zbatimin prej kësaj të shtune, 30 maj 2020.

Manastirliu njoftoi qytetarët se fundjava do të jetë e lirë dhe pa asnjë kufizim për qytetarët dhe bizneset, ndërsa do të ndalohet vetëm dalja nga zonat e kuqe.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Blerta ka parë babain e saj të hidhet nga ballkoni”- Dëshmia e Pastorit pas tragjedisë në familjen Josifi: Fillimisht, ishin….

“Blerta ka parë babain e saj të hidhet nga ballkoni”- Dëshmia e Pastorit pas tragjedisë në familjen Josifi: Fillimisht, ishin….

Publikuar më 09.07.2020
Pastori Fitor Muça ka qenë një ndër personat që ka njohur më...

Pastori Fitor Muça ka qenë një ndër personat që ka njohur më parë motrat Josifi dhe nënën e tyre Zhaneta, të cilat besonin tek ringjallja dhe i dhanë fund jetës duke mos u ushyqer dhe vetëflijuar. I ftuar në emisonin “Opinion” ai ka treguar se vajzat kanë përjetuar një dramë të madhe, që ka qenë […]

Lexo më shumë

Elbasan/ Një person gjendet i vdekur në garazhd

Elbasan/ Një person gjendet i vdekur në garazhd

Publikuar më 09.07.2020
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku nj...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një shtetas tek rreth të 68-ve, është gjetur i vdekur në një gazrazhd. Policia e Elbasanit njofton se bëhet fjalë për një person endacak, ndaj të cilit nuk janë gjetur shenja dhune. Elbasan/Informacion paraprak Në lagjen Partizani, Elbasan, në një garazhd është gjetur pa […]

Lexo më shumë

Makina përplas fëmijën 6 vjeç në Durrës dhe largohet me shpejtësi

Makina përplas fëmijën 6 vjeç në Durrës dhe largohet me shpejtësi

Publikuar më 09.07.2020
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në D...

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Durrës, ku një automjet ka përplasur një 6-vjeçar dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17, ku një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin e mitur A.B., rreth 6 vjeç, i cili […]

Lexo më shumë

U vetëvar në burg pasi u akuzua për vjedhjen e 1200 lekëve, gruaja e Bilbil Hasanit kërkon drejtësi. Prokuroria nuk nis hetimet

U vetëvar në burg pasi u akuzua për vjedhjen e 1200 lekëve, gruaja e Bilbil Hasanit kërkon drejtësi. Prokuroria nuk nis hetimet

Publikuar më 09.07.2020
Mirjeta Hasani, bashkëshortja e Bilbil Hasanit, i cili u vet...

Mirjeta Hasani, bashkëshortja e Bilbil Hasanit, i cili u vetëvra në burgun 313, ka nisur betejën ligjore me drejtësinë. 43-vjeçari ishte arrestuar dhe ndodhej në burg, i akuzuar për vjedhjen e 1200 lekëve. Në Durrës ka nisur seanca gjyqësore, ndërsa prokuroria e ka vendosur mos fillim të hetimeve, por bashkëshortja nuk është tërhequr, duke apeluar […]

Lexo më shumë

U kap i armatosur pranë selisë së PS, gjykata jep masë të re sigurie për Vladimir Gjutën (DETAJE)

U kap i armatosur pranë selisë së PS, gjykata jep masë të re sigurie për Vladimir Gjutën (DETAJE)

Publikuar më 09.07.2020
Gjykata e Tiranës ka dhënë masë të re sigurie për Vladimir G...

Gjykata e Tiranës ka dhënë masë të re sigurie për Vladimir Gjutën, pasi prokuroria ngriti edhe dy akuza të reja ndaj tij për “kanosje” dhe “goditje për shkak të detyrës”. Kujtojmë se përveç episodit ku Gjuta u kap i armatosur me pistolitë pranë selisë së PS-së, pak përpara mbledhjes së kryesisë dhe me një çantë […]

Lexo më shumë

Dyshime se ngacmoi seksualisht kushërirën, pranga 23-vjeçarit në Tiranë (DETAJE)

Dyshime se ngacmoi seksualisht kushërirën, pranga 23-vjeçarit në Tiranë (DETAJE)

Publikuar më 09.07.2020
Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, është bërë me dije s...

Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, është bërë me dije se ditën e sotme një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për shkak se dyshohet se ka ngacmuar seksualisht kushërirën e tij. Bëhet me dije se personi që ka rënë në pranga është shtetasi SH.T, ndërsa dihen ende pak detaje në lidhje me ngjarjen. […]

Lexo më shumë

Kush është tutori i vajzave/ U arrestua 2 vjet më parë për t’u ekstraduar në Itali, OFL i kërkon deklarimin e pasurisë

Kush është tutori i vajzave/ U arrestua 2 vjet më parë për t’u ekstraduar në Itali, OFL i kërkon deklarimin e pasurisë

Publikuar më 09.07.2020
Operacioni Forca e Ligjit (OFL) i ka dërguar ditën e sotme n...

Operacioni Forca e Ligjit (OFL) i ka dërguar ditën e sotme ndër të tjera formularin për deklarimin e pasurisë edhe një eksponenti të njohur të krimit sidomos për autoritetet italiane, Çlirim Markut. Bëhet me dije se Policia e Tiranës e arrestoi pas shumë përpjekjesh vetëm dy vjet më parë Markun i cili ishte shpallur në […]

Lexo më shumë

Shpërndanin kokainë, arrestohen dy vëllezër në Tiranë (DETAJE)

Shpërndanin kokainë, arrestohen dy vëllezër në Tiranë (DETAJE)

Publikuar më 09.07.2020
Policia e Tiranës në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e N...

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve ka finalizuar gjatë ditës së sotme operacionin “SHOCK” ku ka arritur të arrestojë dy vëllezër të cilët shpërndanin kokainë. Si pasojë në pranga kanë rë dy vëllezërit me inicialet D. K. 33 vjeç dhe D. K. 37 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë […]

Lexo më shumë