Cavani përfundon nën radarët e Arsenal

Publikuar më 15. 12. 2017 nga Jola Alimemaj

Trajneri i Arsenal, Arsene Ëenger është i pakënaqur me performancën e sulmuesit Lacazette dhe është i bindur se në merkaton e verës skuadra do të përforcohet me një lojtar të madh në vijën e sulmit. Emri më i preferuar nga trajner francez është sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani. 30 vjeçari nuk gëzon raporte të mira me bashkë lojtarin tjetër Neymar dhe ka kërkuar largimin e tij në fundin e sezonit.

Çmimi i tij uruguaianit është 60 milionë euro, një shumë e përballueshme për drejtuesit e klubit londinez. Arsenal kërkon të përgatitet sa më shpejt për një largim të mundshëm të Sanchez dhe Ozil të cilëve i mbaron kontrata në fundin e këtij sezoni dhe nuk kanë pranuar ta rinovojnë. Cavani ka qenë dhe më parë në tratativa me Arsenal por palët nuk arritën akordin.