Çau me makinë kordonin e policisë, gjykata jep masën për protestuesin

Gjykata e Krimeve të Rënda kanë dhënë masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për protestuesin Petrit Dukin, i cili çau kordonin e policisë me makinë në Shkozë.

Ngjarja ka ndodhur më 16 tetor, ndërsa Duki u akuzua në fillim për “Vrasje me dashje në rrethana të cilësuara”, e mbetur në tentativë.

Por prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë ndryshimin e cilësimit ligjor, duke e akuzuar Dukin vetëm për “Kundërshtim të forcave të policisë” dhe “Kanosje për shkak të detyrës”, duke kërkuar caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”.

Në momentin e dhënies së masës së sigurisë, në seancë ishte i pranishëm dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet