CAS tha se për 10 vjet Skënderbeu nuk hyn në Europë, reagojnë korçarët: Asgjë nuk ka përfunduar

CAS  ka lënë në fuqi vendimin e UEFA-s duke e dënuar Skënderbeun me 10 vjet, që për kaq kohë të mund të mos marrë pjesë në kupat e Europës. Menjëherë pas lajmit shokues, ka reaguar ekipi korçar. Sipas bardhë e kuqve, asgjë nuk është e vërtetë e se nuk ka mbaruar gjithçka.

Reagimi:

Sot, 14 qershor 2018, CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) ka marrë vendim dhe ka refuzuar kërkesën e KF Skënderbeut, për pezullimin e efekteve të vendimit të komisionit të Apelit të UEFA-s. Kjo nënkupton refuzimin e kërkesës për të marrë pjesë në kompeticionet europiane deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga CAS.

Për të sqaruar opinionin publik, CAS ka refuzar vetëm kërkesën për pezullimin e efekteve ndërkohë që është pranuar apelimi i vendimit të komisionit të apelit pranë UEFA-s. Vendimi përfundimtar do të merret në muajt në vazhdim. Klubi dhe zyra ligjore mbetet besimplotë se vendimi përfundimtar do të jetë në favor të KF Skënderbeut.

Me respekt,

KF Skënderbeu

/D.Xh/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet