×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Camaj për Kadarenë: Në Kronikën ka arritë kulmin e zotësisë së vet, por jo tek “Ura me tri harqe”!

Nga Valeria Dedaj

Për herë të parë botohen letrat e vitit 1979 mes Camajt dhe Anton Nikë Berishës. Janë 17 letra ku shkrimtari shpreh vlerësimin dhe shqetësimin e tij për letërsinë shqipe. Në revistën “Pasqyra e t’rrëfyemit” studiuesit analizojnë Camajn, si shkrimtar edhe njeri!

“Thirrja që buron vetvetiu prej vetëdijes së vlerave letrare të endura prej Martin Camajt (1925-1992), në larminë e gjuhës dhe në shumicën e zhanreve letrare, do të jetë: Ti je yni e ne jemi të tutë! Një pohim logjik ky, që nuk ka shkaqe me mbet ende në nivelin zero të patetizmit. Pronëzimi i vlerave estetike të veprës së gjerë dhe studimet e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Në këtë komunikim tejet largvajtës, madje gati kozmik, shumëçka ende është pezull, në pritje të një moti më dashamirës e mirëkuptues, që vlerat e pranishme letrare të teksteve të autorit të radhiten në krye të shenjave moderne të letrave shqipe”.

Këtë shënim e gjejmë të shkruar në revistën “Pasqyra e t’rrëfyemit”, e cila vjen nën kujdesin e studiuesit letrar Behar Gjoka, drejtor i Qendrës së Studimeve Letrare “Pjetër Budi”. Numri special (6-7) i kushtohet poetit, prozatorit dhe dramaturgut Martin Camaj. Në këtë vëllim (fq.,400) botohen studime të ndryshme, gjuhësore e letrare, në të cilat studiuesit përkatës analizojnë kontributin, që Camaj ka dhënë këto fusha. Ndërsa, për herë të parë, botohet letërkëmbimi i para 40 viteve mes Camajt dhe prof.dr.Anton Nikë Berishës.

Rreth 17 letra, vijnë të shkruara në kohë të ndryshme, në to shfaqen qenësishme të Camajt për veprën e tij, për konceptimin letrar poetik, por edhe për shkrimtarët tanë, si Ismail Kadare, Jakov Xoxa, Migjeni etj. promovimi i revistës u bë dje në Muzeun Historik Kombëtar.  “Shekulli” boton katër nga letrat e profesor Anton N. Berishës me Camajn, në të cilat ky i fundit shkruan vlerësimet dhe shqetësimet e tij për letërsinë shqipe.

Lenggries, 29. 3. 74

I dashuni Anton,

më vjen mirë që gëzohesh për letra të mija, edhe unë u gëzohem letrave tua! Derisa je këtu po i shkoqisim disa çështje tona: jemi të vorfën mbrendë e jashtë dhe, si të mos merremi na me to, kush kuqet për ne? Tash te kritika letrare! Kam përvojë me rrymat linguistike moderne e të vjetra; duhet të përpiqemi që të mos bahemi tepër pajambajtas e për këtë apo atë rrymë: rreziku i dogmatizmit asht i madh dhe bile komode për shumkend. Nuk di se çfarë pikëpamjesh ka miku yt I. Rugova, por do ta lexoj. Qosjen e kam ndjekë dhe dikund e kam kritikue (natyrisht me shkrim). Një kritik i stilit të ri e të vjetër asht këndej Arshi Pipa, prof. për letërsinë romaniste (kryesisht italishte) në univers. e Meneapolis – USA. Ai botoi në anglisht këtu tek ne (Alb. Forschungen) një Trilogia Albanica, tri vëllime afër apo përmbi 800 faqe shtypi.

Natyrisht ka pasë para sysh rrethe të ndryshme shkencore, për ju mund të jetë si shkrimtar irritues sepse… s’po e çojmë ma gjatë në këtë pikë, po e di zanatin e Literaturëissenschaft, njeri me kulturë të gjanë, ambicioz. E kam përkrahë, ashtu si edhe Koliqin, sepse të dy ishin të vlefshëm dhe në kushtet tona jashtë të pazëvendësueshëm. Pra, të pregatitun ad hoc. Vëllimi i tretë i Pipës asht mbi strukturën sociale të shkrimtarëve shqiptarë, tue mos lanë mbas dore as prejardhjen e tyne (dikush sllav – Migjeni, dikush aromun – Asdreni etj.). Vëllimi i parë tepër me randësi për Ty, mbi metrikën popullore, ndërtue si mbas parimet strukturale të Jakobson me të cilin Pipa asht në lidhje tash sa vjet.

Ne këtu jashtë jemi e do të jemi për një universalizëm në letërsi: Migjeni me shokë, e kundërta e Fishtës dhe e neve në veri me qendër Shkodra, kanë pru elemente të reja shumë interesante! Edhe ky asht një pasunim: pra, rreziku ma i madh asht mbyllja në vetvete edhe përsa u përket metodave apo prizmave: analizë formale, historicizëm, nganjëherë procedimi empirik për të kapë ma mirë abstrahimin teorik, por edhe nga teoria deduktivisht tek objekti vepër artistike. E, mbasi të intereson mendimi im, analiza mâ efektive për mue si autor do të ishte zbulimi i metodës së autorit, si ka ardhë ai tek realizimi i veprës. Mbasi më janë të freskëta procedurat e shkrimit të RRATHË po ndalem në disa pika: ndërtimi teorik (koncepcioni filozofik, historicist etj.) ka ekzistue ma parë, por sendërtimi e ka ndërrue shpesh rranjësisht paraqitjen. Me kohë, kur isha në përfundim definitiv e sipër çdo vetje në roman ishte për mue ma e gjallë se shumë e shumë persona që i njoh mirë në jetë.

Shpesh herë, në vepra të angazhueme që të shkruhen mirë, elementet që kërkon kritiku apo gjurmuesi rrjedhin paralel tue u gërshetue njeni mbi tjetrin si fijet e një indi në vekë. Nëse analizuesi nuk asht në gjendje t’i gjejë se si rrjedhin e në çfarë drejtimi nisen e sosin, por lyp e kërkon kos te maxhypi e ia nis trillimit vetë, atëherë le të na marrin të keqen e dashtë Zoti të mos ia shohim kurrë sytë! Unë për vete s’due me pasë punë me të!

Po e ndalim trokun, Anton. Tash disa pika praktike: prej datës 6. 4 deri me 15. 4. jam në Salzburg dhe jashtë cakut. Në shtëpi kam një bibliotekë të specializueme dhe shumë punë, prandej po largohem që të mos punoj.

Mbesim në kontakt.

Me të fala,

Martini

  1. S. Punën e Rexhep Ismajlit e ndjek me vëmendje e do të japë punime shumë ma të mira. Besoj se kuptohem edhe me të shumë: dua të thom e kuptoj mjaft mirë.

Lenggries, 11. 5. 79

I dashuni Anton,

të falenderoj fort e fort për letër! Si je? A je i kënaqun me punë dhe ndeje në Göttigen? Adaptimi zgjat… e mandej vjen koha me u nisë.

Në lidhje me pikat kryesore të letrës: pasthanja e përrallave më ka kushtue tepër kohë e më pati lodhë aq sa nuk e kam kapë ma në dorë.

Pra s’di se shka kanë thanë recensentët e shka kam thanë unë! Kanë dalë nja 300 recensione gjithsej mbi përrallat (ishte edhe puna se ky ishte bleni i parë i përrallave shqipe në këtë formë… ose me të vërtetë folklora jonë asht e pakapërcyeshme), po ky i Lüthi më ka ba përshtypje. Në japonisht kanë dalë një herë vetëm gjysma e përrallave të blenit bashkë me blenin “Përralla ballkanike”, së dyti kanë dalë të gjitha (edicioni i dytë “përralla shqipe e kroate” në një vëllim).

Kam lexue shumë nga veprat që më prune: Pashkun krejt, Kronikën, fare dhe një pjesë të Lumit të Xoxës. Xoxën e Kadarenë i kam lexue në revistën Nëndori, dmth variantet e para; këtu qenkan të përpunuem e të stërpunuem, sa mos me u njoftë ma! Pajtohem fare me mendimin tand: Kadare në Kronikën ka arritë kulmin e zotësisë së vet, përvojën e shkrimtarit të pjekun. Mandej shkruen mbi qytetin e vet nga zemra e kjo don me thanë shumë. Nuk di nëse kjo vepër asht e përkthyeme në shumë gjuhë si Gjenerali: kjo do të kishte shumë sukses edhe jashtë. Përkundra Lumi i vdekur më fascinoi përsëri: mjaft motto-t në fillim të kapitujve, ndeshja e dy elementeve njerëzor që ngërthejnë në vete popullin tanë: simbioza toskë+gegë! Trajtimi i këtij problemi edhe si të jetë vetëm ky e ngreh Xoxën mbi të gjithë: shpresoj se më kupton se ku e kam fjalën, te origjinaliteti i shkrimtarit tanë.

Pashku më ka ba prapë përshtypje ma fort mbas kuvendit tanë. Po këto shkrime i kam lexue edhe maparë sepse e kam librin, po kushdi se në çfarë Stiramung paskam qenë maparë që nuk më ka impresionue kaq. Pashku asht shkrimtar prozator, jo vetëm me vokacion, por i mbaruar i mbërrimë. Edhe unë jam njeri me pasione, simpati e antipati, prandej gëzohem për suksesin e Pashkut tejet.

Unë dhe shoqja mirë, por po lodhem tepër, si thotë Buzuku tue shërbye në dy krih. Kam pasë edhe një deluzion të vogël; përkthimi i Rrathë ec tepër vështirë dhe nuk asht tue ma mbushë menden! Ndoshta e këpus apo lyp ta këpusin punën e përkthimit.

Ashtu si e kuvendëm po i kuroj relacionet me Rilindjen e njerëzit e Prishtinës.

Një propozim: unë ty po të them Ti, përse nuk po e përdor edhe Ti këtë trajtë më mue? Nga ana tjetër, ban ashtu si të bie ma përshtat. Mbesim në kontakt.

 

Me përshëndetje të përzemërta,

Martini

 

“Penë nervoze kjo e Kadaresë dhe në ato kushte fort e lirë!”

München, 9. 7. 79

I dashun Anton,

mora letrën tande dhe një pjesë të Ura me tri harqe. E lexova ndoshta pakëz përciptazi, po langun ia nxora. Përshtypjet po t’i qes në letër ashtu si më vjen mbas leximit.

Sigurisht se Kadare ka një penë shumë të zhdërvjelltë dhe – si i thonë në popull – ai ditën e qet, sidokudo. Për mue asht një shkrim interesant ma tepër si dokumentacion e një gjendje të mbrendshme në Shqipni dhe feksit në ndërgjegjen e autorit. Baj habi të madhe si nuk ia ngrehin veshët atje mbrendë për një kompozicion të tillë. A e di si më duket? E shoh në rolin e atyne dy rapsodëve që këndojnë kundër ngritjes së urës, të paguem; herë pas herë bahet pishman… dhe e hedh ndonjë thimth të lehtë vëreri edhe kundër punëdhënësve të vet.

Të kthejmë tek kompozicioni, si i tillë: ky asht qit shpejt e shpejt në letër, ndoshta edhe mbas leximit të romanit tim… Gjej disa reminishenca që më bajnë me dyshue. Ndejse! Në këtë pikë besoj se gjykon ti ma drejt. Ka thimtha edhe kundër shfrytëzimit të legjendës si mjet alegorik apo simbolik. Sidokudo të irriton (ngacmon) sepse ai nuk i ka përblue çështjet, ngjan si pamflet apo reportazhë gazmore, e shkrueme për transmetim në radio. As gjuha nuk asht e përpunueme, po interesante sepse paraqet gjuhën e përditshme, një zhargon. Për ne që nuk jetojmë ndër ato kushte të vlefshme për t’u ditë: ndoshta kështu flasin toskët intelektualë posaçe nëse rrinë bashkë dhe u zhdërvillohet gjuha nga një gotë venë mbasdarke. Ai duket se ka lexue shumë mbi rapsoditë e folklorë, historinë e kulturës sonë: të gjitha i ban lamsh, lesh e li, natyrisht shpesh dhe invencion të qëlluem. Mue, në fillin e parë më irritojnë këto përciptësi sepse jam i dashunuem në të kaluemen e popullit tanë, ndonëse as vetë s’përpiqem kurrë ta hymnyzoj të shkuemen: ai më këta elementa sillet, si i thonë gjermanët “lieblos”, pa dhimbje. Shi për këtë nuk më pëlqen disa herë as Migjeni i cili shkruen mbi mizeren tonë si misionar kristian mbi vorfninë e mizeren e dheasve të Afrikës. Si të mos ndieja kështu, nuk do të shkrueja ashtu si shkruej.

Penë nervoze kjo e Kadaresë dhe në ato kushte fort e lirë!

Po nervozismi e prish kthjelltësinë e stilit e të gjuhës, gja që nuk e ban në Kronikën në gur. Kjo e fundit mbetet, kjo në fjalë (URA) mund të merret si sintomatike në një fazë të caktueme të tij.

Jam i bindun se edhe unë ia ngacmoj nervat nëse lexon sendet e mia: ndoshta dikund piqemi, po s’di se ku. Mora vesh se për çka më shkruen: po ato ndiesi e mendim ruej në zemër e mend për Ty. Më vjen keq që letërshkembimi ynë për mue fort i frytshëm, ndërprehet.

Urime e shëndet, lum vëllau!

Martini

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shqiptarja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Kanada (Foto)

Shqiptarja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Kanada (Foto)

Publikuar më 02.08.2020
Artistja dhe producentja shqiptare në Kanada, Ana Golja ësht...

Artistja dhe producentja shqiptare në Kanada, Ana Golja është vlerësuar në festivalin e filmit “Lavazza Film Festival” për filmin The Cuban. Përmes një postimi në rrjetet sociale shqiptarja ka treguar se ndjehet e nderuar që është vlerësuar me çmimin “Aktorja më e mirë”. “Nuk e di ende se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme por përfundova […]

Lexo më shumë

Bienalja e parë e karikaturës në Shqipëri, mbi 100 artistë nga gjithë bota konkurrojnë me veprat më të mira

Bienalja e parë e karikaturës në Shqipëri, mbi 100 artistë nga gjithë bota konkurrojnë me veprat më të mira

Publikuar më 20.07.2020
Shqipëria do të mbledhë për herë të parë në një bienale emra...

Shqipëria do të mbledhë për herë të parë në një bienale emrat më të njohur të karikaturës në mbarë botën. Drejtoresha ekzekutive dhe themeluesja e çmimit Niko Nikolla, Flora Nikolla, tregon për “Shekulli”-n si i lindi kjo ide dhe çfarë pritet të ndodhë në eventin e rëndësishëm, që synon të vendosë Shqipërinë në hartën e […]

Lexo më shumë

Rikthehet “Festivali i Resë”, 100 artistë shqiptarë ndezin atmosferën në Tiranë mes pandemisë

Rikthehet “Festivali i Resë”, 100 artistë shqiptarë ndezin atmosferën në Tiranë mes pandemisë

Publikuar më 19.07.2020
Festivali i Resë që çdo edicion mbledh artistët më të mirë n...

Festivali i Resë që çdo edicion mbledh artistët më të mirë nga Shqipëria dhe jo vetëm, rikthehet edhe këtë vit, pavarësisht se në kushte jo normale. Pandemia nuk e ndali festivalin, i cili i dedikohet në tërësi promovimit të kulturës, artistëve, folklorit shqiptar e artit kontemporan. Nga data 21 korrik deri në 2 gusht të […]

Lexo më shumë

Ndërkohë që Shqipëria i shkatërron, KE jep miliona euro për monumentet e dëmtuara nga tërmeti

Ndërkohë që Shqipëria i shkatërron, KE jep miliona euro për monumentet e dëmtuara nga tërmeti

Publikuar më 17.07.2020
Kala, monumente, muze dhe site arkeologjike u dëmtuan rëndë ...

Kala, monumente, muze dhe site arkeologjike u dëmtuan rëndë pas tërmetit të 26 nëntorit. Komisioni Europian do i vijë në ndihmë Shqipërisë për restaurimin e tyre me një fond prej 50 milionë eurosh. Fondi i miratuar nga KE është pjesë e një pakete prej 100 milionë eurosh, në mbështetje të qeverisë shqiptare për rehabilitimin dhe […]

Lexo më shumë

Shpallen fituesit e konkursit “Libri i Karantinës”, zgjidhen 3 veprat më të mira të shkruara në izolim

Shpallen fituesit e konkursit “Libri i Karantinës”, zgjidhen 3 veprat më të mira të shkruara në izolim

Publikuar më 17.07.2020
Gjatë muajve të izolimit “Qendra Kombëtare e Librit dhe Lexi...

Gjatë muajve të izolimit “Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit” shpalli konkursin “Libri i karantinës”, për të nxitur kreativitetin dhe shkrimin shqip. Juria e përbërë nga Rita Petro, Fatmira Aliaj, Ylli Demneri, Durim Abdullahu, zgjodhi ditën e sotme tre librat më të mirë nga 10 finalistë. Në ceremoninë e organizuar nga QKLL ishte e pranishme […]

Lexo më shumë

Rrënohet trashëgimia, shembet shkolla historike në vend (FOTO)

Rrënohet trashëgimia, shembet shkolla historike në vend (FOTO)

Publikuar më 14.07.2020
Trashëgimia kulturore në Shqipëri mbetet një nga problemet m...

Trashëgimia kulturore në Shqipëri mbetet një nga problemet më shqetësuese për shoqërinë tonë. Shembja e godinave qindra vjeçare po shuan identitetin e vendit dhe deri më tani askush nga institucionet përgjegjëse nuk ka reaguar në lidhje me këtë çështje kaq delikate. Së fundmi profesori i njohur i historisë së lashtë, Kosta Giakoumis, ka bërë të […]

Lexo më shumë

Librat më të mirë të verës për fëmijë e të rritur, një paketë me 10 sugjerime nga Aida Baro

Librat më të mirë të verës për fëmijë e të rritur, një paketë me 10 sugjerime nga Aida Baro

Publikuar më 13.07.2020
Libri mbetet gjithmonë miku më i mirë, shoqëruesi perfekt i ...

Libri mbetet gjithmonë miku më i mirë, shoqëruesi perfekt i çdo dite tonën. Zyrtarisht kemi hyrë në sezonin e verës prej disa javësh dhe sigurisht që në këtë kohë nuk mund të mungojnë disa sugjerime për librat më të mirë që duhen lexuar pranë bregut të detit, në një shtëpi në mal, apo kudo ku […]

Lexo më shumë

Ekspozita me gazetat e rralla, si pasqyrohej para 100 viteve themelimi i Bibliotekës Kombëtare

Ekspozita me gazetat e rralla, si pasqyrohej para 100 viteve themelimi i Bibliotekës Kombëtare

Publikuar më 10.07.2020
Ekspozita në retrospektivë dedikuar Bibliotekës Kombëtare të...

Ekspozita në retrospektivë dedikuar Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë ktheu pas në vite të gjithë studiuesit e lexuesit e rregullt në themelimin e institucionit më të rëndësishëm kulturor në vend. Në hollin e Muzeut Kombëtar u ekspozuan ditën e sotme lajmet nga shtypi i kohës nga viti 1920 që njoftonin themelimin e Bibliotekës Kombëtare. Të pranishëm […]

Lexo më shumë