Call Center, shpresa te të mëdhatë

Operatorët e vegjël parashikohet ta kenë më të vështirë të rriten, apo të mbijetojnë në treg. “Ata ose marrin punë të vështira, pa fitim, ose me fitim shumë të ulët”, thotë Shehaj.

Prej dy vitesh, sektori i call center një ndër punëdhënësit më të mëdhenj të të rinjve në vend, po vuan presionin e qeverisë italiane, e cila shtrëngoi rregullat e delokalizimit, me synim ruajtjen e vendeve në shtetin fqinj.

Agron Shehaj, një prej pionierëve të call center dhe themelues i Intercom Data Service (IDS), ndër më të mëdhatë në vend, thotë se ecuria e sektorit varet nga rritja e call center të mëdhenj ose në hyrjen në treg të ndonjë operatori të ri të madh.

Gjithsesi, ai pret rritje për të mëdhenjtë. “Por është e vështirë të thuash nëse të shpejtë apo të ngadaltë. Mund të rriten shumë këtë vit ose vitin e ardhshëm”.

Operatorët e vegjël parashikohet ta kenë më të vështirë të rriten, apo të mbijetojnë në treg. “Ata ose marrin punë të vështira, pa fitim, ose me fitim shumë të ulët”, thotë Shehaj.

Një tjetër segment që ka njohur zgjerim dy vitet e fundit, është ai i operatorëve të ashtuquajtur forex, që ofrojnë shërbime këshillimi për veprime me kursin e këmbimit ose me tituj spekulativë financiarë. Ai u zhvillua me shpejtësi pas krizës së call center, duke joshur me paga dhe bonuse të larta punonjësit e call center.

“Sigurisht nuk është një sektor me të cilin mund të mburremi dhe që nuk mund të vazhdojë të rritet pa fund. Është një mashtrim për të cilin mediat flasin pa fund në Itali”, thotë Shehaj. Viktimat humbasin shumë dhe iu vjen turp të denoncojnë. Ai shton se ka viktima dhe në Shqipëri, por kryesisht ata janë të huaj.

Më herët, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave bëri të ditur se kompanitë e forex janë në radarin e saj, pasi dyshohen se bëjnë pastrim parash. Edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka pohuar se pjesa më e madhe e tyre nuk janë të licencuara për shërbime financiare. /Monitor/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Edhe unë

Koço Kokëdhima Nisma #Edheunë, e frymëzuar nga deklarata e mjeshtrit të mirënjohur Bujar Kapexhiu për të bojkotuar 30 qershorin, prej ditësh…

Abissnet