Bylykbashi: Gjykata Kushtetuese, peng i shitjes së detit?

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama se po mban peng Gjykatën Kushtetuese, duke bllokuar zëvendësimin e vendeve bosh të gjyqtarëve për të bërë fakt të kryer shitjen e detit.
Sipas asaj që shkruan Bylykbashi, Rama ia ka shitur territorin e Shqipërisë grekëve, falë një marrëveshjeje të bërë në fshehtësi dhe në shkelje të Kushtetutës.
“Rama i ka shitur territorin e Shqipërinë‎ grekëve! Tregtari i kufijve ka bërë marrëveshje në fshehtësi dhe në shkelje të Kushtetutës. Askush nuk di çfarë interesi tjetër kombëtar ka tregtuar për pushtetin e tij”, thekson deputeti demokrat.
Gjykata Kushtetuese është në kolaps, e nuk merr dot vendime. Nga 9 anëtarë që duhet të ketë, vetëm 5 janë sot në detyrë me mandat të plotë, ndërsa Rama po bllokon zëvendësimin e vendeve bosh.
A mos vallë Rama e bllokon Gjykatën Kushtetuese, që në këtë rrëmujë të drejtësisë të bëjë fakt të kryer shitjen e detit dhe gjykata të mos e anulojë marrëveshjen?
Sa herë Rama bën ndonjë zullum, e quan reformë. Shihni kur ta quajë këtë Reforma e Detit. Kësaj radhe, ata që do të duartrokasin do të jenë në Athinë”, shkruan Bylykbashi.

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet