Bylykbashi flet pas përfundimit të mbledhjes, tregon çfarë u diskutua

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka folur pas përfundimit të mbledhjes së Grupit të Punës së opozitës, ku u fol për pikat e platformës së Reformës Zgjedhore.

Gjatë një deklarate për mediat Bylykbashi foli për prioritetet e opozitës ku ndër to është edhe manipulimi i shit-blerjes së votës.

“Ka propozime konkrete për zgjidhjet sa i përket votimit. Identifikimi elektronik, votimi elektronik, është një zgjidhje. Duhet të luftojmë shit-blerjen dhe manipulimin e votës, nëpërmjet marrjes së kartave të identitetit. Opozita ka propozime konkrete për Reformën Zgjedhore disa prej të cilave i kemi vendosur që në fillim në tryezën e diskutimeve. Të luftojmë shit-blerjen e votës dhe manipulimin e zgjedhjeve. Të garantojmë një numërim të besueshëm. Mazhoranca po punon në mënyrë të njëanshme. Zgjedhësit duan të shohin se si komisionerët punojnë. Propozimi jonë është i qartë në tryezë, me planin pesë pikësh. Zgjidhjet e mazhorancës janë krejtësisht të pabesueshme”, tha ndër të tjera Bylykbashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet