Bylykbashi: 20% të votuesve iu dhanë para për votën, 5 milionë euro

Ka nisur sot dita e dytë e punimeve e sesionit të 12 të Komitetit të Stabilizim-Asociimit dhe fjalën e kanë marrë deputetët e opozitës shqiptare. Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar se “20% e votuesve kanë marrë para në këmbim të votës ndërsa punonjësit e administratës janë vënë nën presion dhe OSBE/ODIHR ka kërkuar të merren masa për shitblerjen e votës. Nga përgjigjet për çështjen Tahiri ka rezultuar se janë dhënë 5 milionë euro për shitblerjen e votave”.
Deputetja e PS, Vasilika Hysi, deklaroi se ka pasur ashpërsim të vendimeve për shitblerjen e votës.
Dita e parë e punimeve u zhvillua dje në Kuvendin e Shqipërisë, dita e parë e sesionit të 12, të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE
Të pranishëm në punimet e sesionit të parë të punimeve ishin: Ministri për Evropën, Ditmir Bushati, Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, anëtarët e komitetit nga parlamentit evropian si edhe nga Kuvendi i Shqipërisë.
Bashkëkryetarja e komitetit, znj. Monica Macovei, theksoi dje në fjalën e saj rëndësinë e procesit integrues për Shqipërinë duke u shprehur optimiste për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Ne presim për datën për hapjen e negociatave, ndaj le të punojmë së bashku për këtë qëllim, të sigurojmë datën e hapjes së negociatave për Shqipërinë e jo të gjejmë arsyen për të mos e patur këtë datë. PE është shumë mbështetës për anëtarësimin në BE të Shqipërisë, ndaj nga pikëpamja politike më e shumta varet nga ju. Dialogu politik është vital. Ka momente në historinë e një vendi kur luftërat e brendshme politike nuk kanë kuptim për vendin e nuk e ndihmojnë atë”, u shpreh znj. Macovei duke shtuar se bashkëpunimi politik është i rëndësishëm për procesin integrues të Shqipërisë. “Është momenti kur ju duhet të bashkoheni për të mirën e vendit. Hyrja në BE është një nga këto momente. Duhet të jeni bashkë në këtë përpjekje, mazhorancë dhe opozitë. Është një moment shumë i rëndësishëm tani. Javën e shkuar patëm një takim përgatitor dhe Komiteti është shumë optimist që do të kemi rekomandimin për fillimin e negociatave ndaj shpresoj që s’do të kemi persona që do ta kundërshtojnë këtë gjë”.

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet